Zgjedhjet në veri, afatet për aplikim për akreditimin e vëzhguesve

Aktuale

Zgjedhjet në veri, afatet për aplikim për akreditimin e vëzhguesve

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar subjektet politike, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediet si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, se është duke vazhduar afati për dorëzimin e kërkesës për t’u akredituar për vëzhgimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

“Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike të certifikuara  do të përfundojë më 12 dhjetor 2022. Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore e ndërkombëtare, përfaqësuesit e vendeve të huaja dhe mediave do të përfundojë më 13 dhjetor 2022”, thuhet në njoftim.

“Vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund t’i vëzhgojnë këto zgjedhje”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat