​Michel: Kjo është një mbledhje historike, gjatë së cilës ne shkruajtëm historinë

Aktuale

​Michel: Kjo është një mbledhje historike, gjatë së cilës ne shkruajtëm historinë

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 16:25
Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel në konferencën për media mes tjerash ka thënë se, kjo është një mbledhje historike, gjatë së cilës ne shkruajtëm historinë. Shkruajmë historinë, sepse për herë të parë kjo mbledhje u organizua në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Kjo është një mbledhje historike, gjatë së cilës ne shkruajtëm historinë. Shkruajmë historinë, sepse për herë të parë kjo mbledhje u organizua në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Për herë të parë, Bashkimi Evropian dhe liderët e Ballkanit janë rreth së njëjtën tryezë, në vijim të takimit që ka ndodhur në Brdo, në Slloveni dhe takimit në Bruksel gjatë samitit që u zhvilluan në muajin e korrikut. Kjo mbledhje e sotme është deklarata që shoqëron punimet tuaja, është e rëndësishme sepse përmban hapa shtesë në rrugën e integrimit. Besoj thellësisht se e ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurt dhe më e begatë me Ballkanin Perëndimor brenda BE-së. Dhe kjo bindje e përbashkët na bashkon për të favorizuar përmes projekteve konkrete dhe të prekshme këtë përafrim me Ballkanin Perëndimor. Të gjithë kemi detyrat tona për të realizuar, ka pritshmëri me qëllim që reforma në shtetin e së drejtës, reforma në drejtësi, lufta e korrupsionit të avancojë. Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian duhet të përforcojë kapacitetin e tij për të përforcuar tregun e përbashkët, është ideja e marrëveshjes roaming që u nënshkrua sot është një hap përpara në vijim të samitit të Brdo-s ku lindi kjo ide dhe kjo do të bëjë të mundur që në vitin e ardhshëm dhe në horizont të vitit 2027 të zvogëlojmë dhe të heqim shpenzimet e roaming, gjë që është vërtetimi i angazhimit konkret për ndërmarrjet, për kontaktet mes shtetasve dhe për zhvillimin turistik të rajonit të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor po zhvillohet këtë të martë për herë të parë në një vend ballkanik. Liderët e bllokut dhe homologët e tyre nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë mbledhur në Tiranë, që për një ditë bëhet kryeqendra e Evropës.

Zyra e shtypit e Komisionit Evropian e përshkroi takimin e nivelit të lartë si “një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë e madhe të partneritetit strategjik mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, këtij rajoni me një perspektivë të qartë evropiane”.

Hapi i parë i liderëve nisi me nënshkrimin e marrëveshjes së shumëdiskutuar të reduktimit të tarifave të roaming-ut. Kjo është një marrëveshje mes operatorëve telefonikë të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor dhe do të hyjë në zbatim në 1 tetor 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat