Berisha i drejtohet Kurtit: Kryeministër, çfarë po ndodhë në pjesën veriore të Kosovës?

Aktuale

Berisha i drejtohet Kurtit: Kryeministër, çfarë po ndodhë në pjesën veriore të Kosovës?

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 16:35
Albin Kurti

Zyrtari i LDK-së, Anton Berisha, ka kërkuar sqarime nga kryeministri Albin Kurti për situatën në veri.

Ajo ka bërë me dije se kryeministri i vendit duhet ta njoftoi opinionin për gjendjen në atë pjesë të vendit, ku gjatë ditës janë dëgjuar disa shpërthime.

Sipas tij, presidenti serb Aleksander Vuçiq nga Tirana po e orkestron situatën në veri. 

“Kryeminster Kurti, KU JE? ÇFARË PO NDODHË NË PJESËN VERIORE TË KOSOVËS? Në të njëjtën ditë kur po mbahet Samiti i BE-së në Tiranë, nga atje presidenti Vuqiq po orkestron situaten ne pjesen veriore te Kosoves, perderisa kryeministri Kurti eshte jashte çfaredo ndikimi në territorin e shtetit te vet. Mbase Kurti eshte duke shikuar futbollin, aktualisht Spanjen. Nga aty na tregon se Serbia nuk kalon”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në “Facebook”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat