Pretendimet e zyrtarit në veri: Kishte policë me armë automatike, një kolege u dërgua në emergjëncë

Aktuale

Pretendimet e zyrtarit në veri: Kishte policë me armë automatike, një kolege u dërgua në emergjëncë

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 17:53
Foto ilustrim nga situata në veri

Petar Trajkoviq, drejtor i Administratës së Sportit në Mitrovicë të Veriut, e ka cilësuar si shumë të tensionuar situatën në veri të vendt.

Trajkoviq për “Kosovo-Online” , ka shpjeguar situatën, që sipas tij, ka ndodhur sot atje.

“Në fund të orarit, kemi dëgjuar një shpërthim, thyerje të derës dhe më pas, tri shpërthime të fuqishme. Shikova nga dritarja dhe pash tre policë të armatosur më armë automatike në duart e tyre, por po ashtu, edhe policë me rroba të civilëve.

Punëtorët kanë përjetuar stres nga detonimet, sidomos gratë, dhe një prej kolegeve e dërguam në dhomën e emergjencës.” – ka thënë ajo.

Mediumi në fjalë, tutje e ka cituar Trajkoviq se ka thënë: “E gjithë kjo, mund të ishte implementuar ndryshe, në një mënyrë paqësore dhe demokratike, pa përdorur armë e bomba”.

Veç kësaj, ai citohet të ketë thënë se nuk kanë qenë të njoftuar se do të ndodhte kjo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat