Sulmet me bomba dhe të shtëna, kërcënim lufte! - Dikush duhet ta kryqëzojë Vuçiqin

Aktuale

Sulmet me bomba dhe të shtëna, kërcënim lufte! - Dikush duhet ta kryqëzojë Vuçiqin

Nga: Idriz Morina Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 19:12

Të paktën në mbrëmje Vuçiqi në Tiranë, do të duhej të kryqëzohej për angazhimin e bandave kriminale në veri të Kosovës.

Presidenti i Serbisë dhe ky vend fqinjë, për pak sa sot nuk e përgjaku veriun e Kosovës. Serbë të maskuar, anëtar të bandave të specializuara për krime, sulmuan zyrtarët e shtetit të Kosovës thuaja në të gjitha qytetet në veri, ku duhej të vendoseshin ekipet e KQZ-së, në mënyrë që të përgatisin zgjedhjet lokale në veri.

Por, ajo që tha Aleksandër Vuçiqi, javën që shkoi se Serbia është e gatshme, t’i organizojë serbët, që ta bllokojnë çdo lëvizje të institucioneve tona dhe të shqiptarëve për në veri, duket se tashmë ka filluar të ndodhë.

Janë sulmuar me shok-bomba zyrtarët e KQZ-së, që do të thotë se janë sulmuar me pajisje policore, të cilat policët që u deshën, përkatësisht i braktisën institucionet e Kosovës, mund t’i kenë marrë me vete, për t’i përdorur tashmë hapur kundër institucioneve të Republikës.

Image
Pamje e xhamave të thyer pas sulmeve të organizuara nga Serbia ndaj KQZ-së në veri

Vuçiqi ka urdhëruar sulmin ndaj institucioneve të Kosovës

Por, natyrisht meqenëse diplomacia e Tiranës është e yshtur nga ndjenja me afilacion serb, dhe këtë orientim edhe në mënyrë më skandaloze po e bën Edi Rama, si kryeministër i Shqipërisë, do të duhej që të paktën mediat ta bënin të veten, duke reaguar me aq sa munden dhe duhet.

Si është e mundur, që një president i një vendi fqinjë si Vuçiqi, urdhëron sulmin ndaj institucioneve shtetërore të Kosovës në veri, derisa ndodhet në një samit ndërkombëtar me BE-në, madje më të lartin që është mbajtur ndonjëherë në histori të Shqipërisë, edhe pse në Tiranë, ku po marrin pjesë burrështetasit më të mëdhenj evropian, si kancelari gjerman Sholc, kryeministri francez Makron, kryeministrja e Italisë Gjorgjia Meloni, pastaj presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen, presidenti i Këshillit Europian Charles Michel etj.

Një kryqëzim diplomatik dhe medial do të duhej t’i ndodhte Vuçiqit, për shkak të shkeljes së ligjeve ndërkombëtare, nxitjes së dhunës dhe krimit. Në fakt, sikur të kishte pasur një nismë për ta kërkuar për krime lufte, nxitje, inkurajim dhe arsyetim të gjenocidit në Kosovë e Ballkan, ai do të meritonte sot një arrestim qoftë si skandal.

Image
Pamje nga evidentimi i sulmeve të tjera, ku besohet se ka shpërthime

Frikë dhe pasiguri për shqiptarët?!

Sulmet në veri duket se nuk do të ndalen ditëve në vijim, madje duke çuar drejt një zhvillimi dramatik, nëse institucionet tregohen të vendosura për mbajtje të zgjedhjeve lokale atje dhe për zbatim të ligjit dhe rendit kushtetues.

Sulmet ndaj zyrtarëve i ka konfirmuar vetë ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla. “Nga grupe të organizuara me disa individë prej tyre të maskuar, Zyrtarët Komunal të Zgjedhjeve dhe zyrtarët policor janë sulmuar me shok bomba dhe të shtëna në ajër, për të ndaluar ushtrimin e detyrës së tyre zyrtare”, ka deklaruar Xhelal Sveçla ministri i Punëve të Brendshme.

Por, sulmet nuk janë ndalur vetëm me shok-bomba e të shtëna armësh. Sulmet kanë vazhduar edhe më tej akoma me shpërthime të përsëritura në veri të Mitrovicës, duke krijuar pasiguri dhe mbase ankth për shqiptarët atje.

Raportimet për shpërthime kanë vazhduar edhe rreth orës 18.00, me qëllim, veç tjerash të krijimit të pasigurisë dhe shqetësimit tek institucionet, por edhe tek shqiptarët në veri.

Po ashtu janë kërcënuar drejtpërdrejt kandidatët shqiptarë në garën për kryetar komune.

“Unë si kandidat i PDK-së për Komunën e Zubin Potokut e pata sot një kërcënim, në gjuhën serbe. Mu kërcënua se t’i s’ke çka me lypë këtu në komunën e Zubin Potokut. Kërcënimet më tepër i shoh të grupeve kriminale. E lajmërova rastin në Polici”, ka thënë Izmir Zeqiri, i cili është banor i Zubin Potokut.

Por, pavarësisht shpërthimeve, njerëz me ndikim tek shqiptarët në veri, si kryetari i degës së LDK-së për Mitrovicë të Veriut, Besnik Gjaka, ka dëshmuar, madje edhe duke dalur me veturë të shëtis pas orës 18.00 dhe të incizojë për të bindur se shqiptarët nuk e kanë ndërmend të frikësohen nga serbët, në shtetin tonë!

“Unë foli me fakte”, më ka shkruar në Fb, pas dërgimit të videos me pamje të qetësisë, dhe heshtjes. Duke shtuar se gjendja reale në Mitrovicën e veriut shihet nga pamjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat