Pas tensioneve në veri Skender Hyseni i reagon Albin Kurtit: Veriun e dorëzove në duart e grupeve kriminale serbe

Aktuale

Pas tensioneve në veri Skender Hyseni i reagon Albin Kurtit: Veriun e dorëzove në duart e grupeve kriminale serbe

Nga: M.L. Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 19:37
Albin Kurti dhe Skender Hyseni, foto-ilustrim

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni ka reaguar pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook Hyseni i ka kërkuar llogari kryeministrit Albin Kurti duke i thënë që të tregojë para popullit se çka po ndodhë në veri.

Hyseni ka akuzuar Kurtin se e ka dorëzuar veriun në duart e grupeve kriminale serbe atje, të cilat dirigjohen nga Presidenti serb Vuçiq.

Postimi i plotë:

Zotni Albin Kurti, shfaqu para popullit dhe trego çka po ndodhë në veri të vendit dhe si e ke ndërmend me stabilizu gjendjen atje. Pak javë më parë, ti Zotni, me veprime e vendime diletante e amatoreske veriun e dorëzove në duart e grupeve kriminale serbe atje, të cilat dirigjohen nga Presidenti serb Vuçiq.

Apo, mbase po pret që të vijnë ata miltantët tu nga Zvicra a Gjermania, Suedia a Norvegjia, Austria a Danimarka......., ta stabilizojnë veriun???!!!

Apo mos ndoshta ende je t'u prit Amerikën të të jap informata të cilat ti "si zakonisht nuk i ke?".

S.H.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat