Sveçla rreth shtyrjes së zgjedhjeve në veri: Policia ka kapacitet për kryerjen e detyrave ligjore

Aktuale

Sveçla rreth shtyrjes së zgjedhjeve në veri: Policia ka kapacitet për kryerjen e detyrave ligjore

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 17:57
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media është pyetur lidhur me shtyrjen e mundshme të zgjedhjeve në veri.

Sveçla tha se policia i ka të gjitha kapacitetet për ofrimin e sigurisë por theksoi se vendimi i takon presidentes.

Ai theksoi se policia po e pret planin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të dhënë rekomandimet për institucionet publike.

“Unë mund të ju tregoj përshtypjet dhe bindjen time personale. Unë jam i bindur që Policia e Kosovës ka të gjitha kapacitetet e nevojshme që të garantojë të gjitha proceset demokratike në Republikën e Kosovës. Për më shumë, normalisht që janë institucionet përgjegjëse që marrin vendimet, është presidentja e Kosovës, KQZ-ja. Për sa më takon mua, Policia e Kosovës po dëshmohet si një polici e aftë për të kryer detyrat e saj ligjore. Ndërkohë ne po presim planin e KQZ-së lidhur me aktivitetet e parapara që ky proces të shkojë mbarë. Në bazë të këtij plani pastaj Policia e Kosovës bën vlerësimet e nevojshme dhe rekomandimet për institucionet politike vendimmarrëse e cila përfundon me vendimin e presidentes Osmani”, tha Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat