Osmani takon kryeministrin kroat, flasin për zhvillimet e sigurisë dhe aplikimin e Kosovës në BE

Aktuale

Osmani takon kryeministrin kroat, flasin për zhvillimet e sigurisë dhe aplikimin e Kosovës në BE

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 19:10
Foto nga takimi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, u takua me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Gjatë këtij takimi, Osmani e Plenkoviq folën mbi zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë.

“Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e qëndrueshme të Kroacisë për finalizimin e procesit të vizave dhe për avancimin e rrugës së Kosovës në BE ndërsa ne aplikojmë zyrtarisht për anëtarësim”, ka shkruar Osmani.

Kujtojmë se krerët e shtetit në vend, kanë deklaruar se Kosova do të aplikojë zyrtarisht për anëtarësim në BE gjatë muajit dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat