Edi Rama ndërmjet Moskës dhe Beogradit - Shqipëria në udhëkryq!

Aktuale

Edi Rama ndërmjet Moskës dhe Beogradit - Shqipëria në udhëkryq!

Nga: Idriz Morina Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 19:46
Ram dhe Vuçiqi në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë

Shqipëria në udhëkryq, ndërmjet Rusisë e Serbisë në njërën anë dhe Perëndimit! Duket si një klithmë, ankesë apo edhe dhimbje. Por, në fakt është një konkludim i jo pak ekspertëve të huaj, dhe i shumë intelektualëve e atdhetarëve shqiptarë.

Në dukje për shumë kë Shqipëria është duke ecur drejt një rruge, mbase të duhur e korrekte.

Ka mbështetjen amerikane, po e mbështetë edhe BE-ja, pasi pranoi që ta mbajë samitin në Tiranë me vendet e Ballkanit Perëndimor, se është anëtare e NATO-s, dhe se në dukje mirëqenia dhe infrastruktura e shqiptarëve është përmirësuar shumë.

Rrugët po bëhen moderne (kryesisht në jug dhe Shqipëri të mesme, e thuaja asnjë nuk e ka ndërtuar në veri).

Dështimet

Investimet e huaja, nuk kanë shënuar ndonjë rritje të duhur, industria nuk është duke u zhvilluar, dhe ende ka probleme të mëdha me energjinë gjatë thatësirave.

Papunësia gjatë viteve ka rënë, por jo për shkak të zhvillimit, sa kryesisht për shkak të braktisjes së atdheut. Për rreth 10 vite ka rreth 750 mijë banorë më pak, pa llogaritur shtimin e pritshëm të popullsisë nga të ikurit.

Por, edhe këto mund të duken si probleme të tejkalueshme, dhe pasojë e dështimit të gjithë sistemit të demokracisë në Shqipëri.

Por, ikja kaq masive e shqiptarëve, mbi 30 vjet pas rënies së diktaturës është një tregues i qartë për karakterin e Ramës si politikan dhe të qeverisjes së tij.

Reduktimi kaq brutal i popullsisë, përveç se dëshmon dështimin në qeverisje, më shumë dëshmon për përbuzjen ndaj shqiptarëve dhe atdheut, nëse jo tradhtinë e hapur të Ramës.

Përtej kësaj drame shqiptare brenda kufijve londinez, Rama, veçanërisht në 2-3 vitet e fundit, ka mbajtur qëndrime shumë të dyshimta, dhe që kanë favorizuar Serbinë.

Dyshimet janë shtuar, përveç me krijimin e Ballkanit të hapur, ku Kosova nuk mund të ishte anëtare e barabartë si shtet, veçanërisht me nisjen e pushtimit rus të Ukrainës.

Me qëndrimet që ka mbajtur ai ndaj Serbisë, me deklarimet e shprehura shfajësuese për Serbinë, për mosvënie të sanksioneve ndaj Rusisë, me mosmbështetjen me kohë të Kosovë në përpjekjet e saj për ta vënë veriun nën kontroll të plotë, në luftimin e krimit të organizuar serbë dhe bandave etj., bëjnë të besosh se ai ka kaluar në mbrojtje të interesave serbe dhe ruse.

“A do të shkarkohet Rama”

Edhe eksperti gjerman Martin Henze specialist për Evropën Lindore dhe Ballkanin Perëndimor, e sheh gjendjen e sotme, si një udhëkryq të Shqipërisë, se nga duhet të shkojë, kah Beogradi e Moska duke ndjekur pas Edi Ramën, apo nga e ardhmja në Bashkimin Europian, duke e rrëzuar kryeministrin. Për këtë sipas tij duhet të vendos kombi shqiptar.

“Shqipëria në udhëkryq: nga njëra anë anëtarësimi në BE dhe nga ana tjetër orientimi drejt Beogradit dhe Moskës. Kombi shqiptar tani duhet të vendosë nëse do të tolerojë kreun e ekzekutivit, Ramën, i cili erdhi në pushtet me mashtrime elektorale, apo do të shkarkohet”, ka shkruar të martën Henze.

Ndoshta edhe duke shpresuar në numrin e madh të protestuesve në Tiranë në protestën e mëparshme, por edhe të së martës, ku pas shumë vitesh ndodhi një sulm ndaj Sali Berishës, edhe Henze e shihte një shans.

Është e vështirë të parashikohet një rrëzim paqësor i Ramës. Sikur të funksiononte me kohë shteti ligjor, drejtësia, përkatësisht SPAK-u do të mund ta bënte këtë mrekulli, duke i arrestuar ‘peshqit e mëdhenjë’ për krimet që kanë kryer në pushtet.

Image
Trashëgimia e lashtë shqiptare që mahniti diplomatët perëndimor dhe mediat e saja

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat