Anëtari i VV-së thotë se Përparim Rama ka një cilësi të njëjtë me Hashim Thaçin

Aktuale

Anëtari i VV-së thotë se Përparim Rama ka një cilësi të njëjtë me Hashim Thaçin

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 22:02
Përparim Rama dhe Hashim Thaçi

Sekretari i degës së Vetëvendosje në Prishtinë, Egzon Azemi, ka thënë se kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka arritur të shtojë kaosin dhe kolonat në rrugët e kryeqytetit.

Ai duke folur për punën 1 vjeçare të Ramës tha se një vjeçari i parë ka qenë vit i testimeve.

“Ka qenë një vit i testimeve, mbase qëllimi ka qenë i mirë kanë dalë të dështuara. Testimet dhe mbyllja e disa rrugëve vetëm sa krijo kolona më të mëdha e kaos në kryeqytet të cilat edhe ashtu kanë qenë”, ka thënë Azemi.

Ai ka thënë se Përparim Rama nuk është transparentë dhe nuk jep përgjigje për temat kryesore.

Madje, ai ka thënë se kjo e bënë atë të ngjashëm me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

“Edhe kur merr pjesë në seanca nuk përgjigjet në çështjet e rëndësishme. Njëjtë ka vepruar edhe me çështjen e Ndërmarrjes Publike Banesore. E ka një aftësi të njëjtë me Hashim Thaçin sepse të dytë t’i shmangin pyetjet e rëndësishme dhe problemet kryesore dhe sjanë marrë fare me to. Të mos flasësh për problemet kryesore tregon se ose ke frikë nga çarqe të caktuara të ndërtimit në Prishtinë që definitivisht kanë edhe lidhje mafioze, mirëpo si kryetar i kryeqytetit do duhet të merrte përgjegjësi”, ka thënë Azemi.

Ai ka kritikuar qeverisjen LDK-PDK në kryeqytet edhe për mos shpenzim të buxhetit në investime kapitale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat