Dy shpërthime me shok-bomba në Lagjen e Boshnjakëve në veri të vendit - deklarohet Policia

Aktuale

Dy shpërthime me shok-bomba në Lagjen e Boshnjakëve në veri të vendit - deklarohet Policia

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 22:16
Policia e Kosovës

Pas një shpërthimi në Mitrovicën e Veriut saktësisht në Lagjen e Boshnjakëve, Policia e Kosovës konfirmoi edhe një shpërthim tjetër.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti ka dhënë më shumë detaje rreth sulmeve në veri.

Hoti tha se kanë ndodhur dy sulme me shok- bomba në Lagjen e Boshnjakëve, persona të lënduar nuk ka.

“Dy shpërthime kanë ndodhur me shok-bomba, të cilat nuk kanë fuqi për dëme të mëdha. Sulmet kanë ndodhur në dy lokacione të ndryshme në veri të Mitrovicës, por s’ka të lënduar e as dëme materiale, theksoi Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat