Serbët kritikojnë BE-në – Nëse vërtetë mbështetet Kosova për anëtarësim në BE, kjo është skandaloze

Aktuale

Serbët kritikojnë BE-në – Nëse vërtetë mbështetet Kosova për anëtarësim në BE, kjo është skandaloze

Nga: Fatmir Beka Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 13:10
Perko Matoviç

Në një emision mëngjesi në TV Kurir, ku merrnin pjesë Milutin Iliç nga OJQ “Geopolitikon” dhe gazetari i pavarur Perko Matoviç nga “Qendra për Politikë Nacionale”, u bisedua situata aktuale rreth Kosovës, ku ata kritikuan BE-në se po mbështet anëtarësimin e Kosovës, ndërkohë që përshëndesin sinjalet nga Amerika për zgjidhje, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

“Çka do bëhej tash, sikur edhe ne të vendosnim sanksionet ndaj Rusisë” pyetën ata, për të shtuar se “Nëse është e saktë se ata (BE) mbështet propozimin që Kosova të bëhet anëtare, atëherë kjo është skandaloze, u tha në emision.

“BE-së nuk i konvenon konflikti i përmasave të gjëra në Kosovë” ka thënë Iliç, duke shtuar se e gjithë kjo që po ndodhë atje është mësim marksist leninist që po tregon Kurti.

Kërkesa që i shtrohet Serbisë , ku përfshihet edhe pranimi i plotë i Kosovës, është i papranueshëm.

“Nga pozicioni i serbëve, kjo kërkesë është mbi të gjitha kërkesat tjera që është e papranueshme, kemi parë kancelarin Sholc që ka më pak mirëkuptim nga të gjithë paraardhësit tjerë rreth kësaj çështje” tha Matoviç.

Ai e quajti BE-në të paaftë për zgjidhjen e këtij problemi dhe kjo shihet nga secila situatë e rrezikshme në të cilën ndodhej Serbia, përkatësisht serbët e Kosovës, në të cilat BE ishte e paaftë të reagojë.

Asociacioni i komunave ende nuk është e sigurt se do të themelohet si mburojë siguruese për serbët e Kosovës.

“paramendoni se kemi vendos sanksione Rusisë në këtë situatë! Nëse vërtetë është e sajtë se mbështetet propozimi i Kosovës për anëtarësim në BE- kjo është skandaloze! Do të thotë ata po shpërblehen! Tash për tash kemi sinjale nga Amerika që mund të sjellin shumë zgjidhje, të mira apo të këqija nuk e dimë por nga BE nuk kemi asgjë” tha Matoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat