Momenti i shpërthimit në veri, qytetarët ikin me vrap

Aktuale

Momenti i shpërthimit në veri, qytetarët ikin me vrap

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 15:38
Shpërthimi në veri

Të martën ka pasur shpërthime në veri të Kosovës, që nisën, siç u raportua, pasi anëtarët e Komisionit Zgjedhor Komunal hynë në objektin e komunës së Zubik Potokut, të shoqëruar nga zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Media ka siguruar pamje nga shpërthimet që ndodhen ditën e së martës, ku shihen edhe njerëz duke ikur nga vendi i ngjarjes.

Ndërkaq, shpërthime pati edhe mbrëmë në “Lagjën e Boshnjakëve”.

Nacionale kontaktoi edhe zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Besim Hoti, i cili na tha se “s’ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi ka pasur zhurmë nga mjetet piroteknike”.

"Absolutisht nuk ka asgjë shqetësuese. Janë dëgjuar zhurma të mjeteve piroteknike", na tha mbrëmë ai.

Ky i fundit, më vonë doli me një sqarim tjetër, duke thënë se ka pasur dy shpërthime, në dy lokacione dhe se nuk ka pasur të lëndruar.

Pamjet mund t'i shikoni KETU

Çfarë tha ministri Sveçla pasditen e së mërkurës?

Në një konferencë për media, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se sipas informacioneve që kanë, pjesë e grupeve të përfshira në situatën e mbrëmshme, ishin edhe ish-policët e Kosovës që kanë dhënë dorëheqje.

“Policia e Kosovës është duke bërë hetime intensive në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale. Tashmë siç e thashë edhe më herët kemi informacionet e para që janë duke u verifikuara me më shumë se një kanal. Po mbledhen dëshmitë, filmimet apo dëshmitarët okularë për këto aktivitete dhe për këta persona të cilët kanë qenë pjesë e kësaj veprimtarie terroriste. Sipas disa informatave që kemi, disa nga pjesëtarët e grupeve janë ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës që kanë dhënë dorëheqje kohëve të fundit”, tha Sveçla.

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, pas tensioneve që ndodhën të martën, vlerësoi se nuk ka kushte të duhura për mbajtjen e zgjedhjeve, të cilat parashihet të zhvillohen më 18 dhjetor.

Ambasadori në një shkrim në Twitter, dënoi dhunën e shkaktuara gjatë incidenteve të djeshme në veri të Kosovës, ku u dëgjuan shumë shpërthime pas përpjekjeve të autoriteteve kosovare për të organizuar procesin zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme të 18 dhjetorit.

“Dhuna dhe intimidimi, përfshirë përdorimin e pajisjeve shpërthyese, dhe rrezikimin e jetëve nuk është asnjëherë metodë e duhur e protestës,”- u shpreh ai.

Hovenier më tej ka thënë se ShBA-të janë të shqetësuara se kushtet “nuk janë të duhurat që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës. Siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti më i lartë."

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat