Konjufca “nuk beson” se do të shtyhen zgjedhjet në veri

Aktuale

Konjufca “nuk beson” se do të shtyhen zgjedhjet në veri

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 16:14
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se “nuk beson” se do të ketë shtyrje të zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës, në dritën e shqtësimeve rreth situatës së sigurisë atje.

Varet nga institucionet e sigurisë, u shpreh Konjufca, nëse ose jo do të ketë shtyrje, por se një gjë të tillë nuk e sheh të ngajë.

“Në fund Qeveria është ajo që e merr vendimin”, u shpreh Glauk Konjufca për transmetuesin publik pas hapjes së Kongresit Botëror për Persona me Aftësi të Kufizuara.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se “brenda dy-tri ditësh” do të vendoset për çështjen e zgjedhjeve në pjesën veriore të vendit, teksa ka lajmëruar se është duke zhvilluar takime me institucionet e sigurisë.

“Këto janë vlerësime që bëhen nga institucionet e sigurisë dhe në momentin që do ta marr raportin e plotë do ta kemi një pasqyrë më të qartë çështjes së zgjedhjeve në veri”, ka thënë Osmani.

Ndërkaq ministri i brendshëm Xhelal Sveçla, ka thënë se Kosova “ka absolutisht kapacitete” për të siguruar zgjedhjet e vendit në veri.

Kohëve të fundit ka pasur incidente në pjesën veriore të Kosovës ku janë sulmuar objektet e Kuvendeve Komunale Zgjedhore.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, teksa ka dënuar aktet e dhunës ndaj institucioneve në pjesën veriore, është shprehur i shqetësuar se “nuk ka kushte” për zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat