Kryeministri i Kosovës e ka uruar popullin kroat pasi Kroacia u bë anëtare e Eurozonës dhe Zonës Shengen.
Kjo u bë me mbështetjen unanime sot nga Bashkimi Evropian për heqjen e kontrolleve kufitare dhe do të hyj në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
“Urime njerëzve të Kroacisë dhe kryeministrit Andrej Plenkoviq për arritjen e këtij momenti historik”, ka shkruar Kurti.