Kurti uron Kroacinë pasi nga 1 janari do të bëhet pjesë e Zonës Shengen dhe Eurozonës

Aktuale

Kurti uron Kroacinë pasi nga 1 janari do të bëhet pjesë e Zonës Shengen dhe Eurozonës

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 20:40
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës e ka uruar popullin kroat pasi Kroacia u bë anëtare e Eurozonës dhe Zonës Shengen.

Kjo u bë me mbështetjen unanime sot nga Bashkimi Evropian për heqjen e kontrolleve kufitare dhe do të hyj në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

“Urime njerëzve të Kroacisë dhe kryeministrit Andrej Plenkoviq për arritjen e këtij momenti historik”, ka shkruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat