Wagner po i bashkohet paramilitarëve serbë!? A janë përpjekje ruse për konflikt, sulmet kriminale në veri!

Aktuale

Wagner po i bashkohet paramilitarëve serbë!? A janë përpjekje ruse për konflikt, sulmet kriminale në veri!

Nga: Idriz Morina Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 20:47
KFOR-i në veri

Sulmet e fundit në veri, të orkestruara dhe të udhëhequra nga Serbia, nëpërmjet bandave dhe grupeve kriminale të organizuara, po ashtu nga shërbimet inteligjente serbe, nuk janë të vetmuara.

Është e padiskutueshme, që në tërë këtë projekt, janë të përfshirë rusët. Ka thuajse një vit, që kemi shkruar se Kosova, përkatësisht veriu ndodhet përballë sulmeve hibride ruse. Por, tashmë në veri, nga lufta hibride, gjendja po përshkallëzohet drejt një rrjedhe me mundësi të përgjakjes.

Të martën u dëshmua se deri ku janë në gjendje të shkojnë reagimet e strukturave kriminale serbe në veri. Përpjekjet për frikësim, me kërcënim asgjësimi si hedhja e bombave të luftës, dëshmojnë se vullneti serb për gjakderdhje, nuk është thjesht një veprim i domosdoshëm, por një kërkim për ushqyerjen e krimit dhe kriminelëve me gjakë.

Pjesë e një skenari përplasjesh

Pra, elita politike serbe nuk është ngopur me gjakun shqiptarë, kroat etj., dhe dëshiron një gjakderdhje të re, me shpresë për t’i thyer edhe njëherë shqiptarët.

Por, për dallim nga koha e okupimit nga Serbia e Milosheviçit, që ishte fytyra e vërtetë e mendësisë politike serbe, e kishës dhe e pjesës dërmuese të inteligjencës serbe, tashmë rrethanat kanë ndryshuar.

Sado që Serbia do të mundohet të llogarisë nën kërcënimin rus, rrezikun për sulme bërthamore, që e ideonin ideologët rus dhe autokrati Putin, vështirë se mund ta ndryshojnë fatin e veriut të Kosovës.

Shqiptarët nuk janë të gatshëm të pranojnë humbje të reja territoriale dhe të tjera, për vullnet apo interes të askujt. Shqiptarët duan që shteti i tyre, Kosova të ndërtojë demokraci të njëmendët, sundim të ligjit, dhe ku grupet kriminale, individët e atillë, janë të dënuar, që të mos jenë pjesë e shtetit.

Po ashtu, siç u argumentua edhe zyrtarisht, nga 650 policë që e braktisën këtë institucion në veri të vendit, disa prej tyre, morën pjesë në kryerjen e krimeve ditën e martë, duke kërcënuar hapur jetën e zyrtarëve të shtetit, të Komisioneve Komunale Zgjedhore dhe madje të disa policëve, të cilët po i siguronin në punën e tyre.

Këtë e patëm argumentuar edhe me faktin se meqë është një grup i njerëzve të stërvitur, dhe që me shumë gjasë Serbia ka pasur kontroll ndaj tyre nëpërmjet grupeve kriminale, ata do të jenë pjesë e një skenari përplasjesh me institucionet e Kosovës, në rast të përshkallëzimit të situatës.

Pra, pjesë të atij grupi, nëse jo të gjithë, i nevojiten për çështje praktike, meqë shumica prej tyre kanë stërvitje për armët, dhe për ballafaqime të tjera.

Image
Një nga zyrat e Wagner, ushtrisë private të Kremlinit

Ndikimi rus

Pohimet për ndikimin rus dhe përfshirjen e mundshme të ushtrisë private ruse, po konfirmohen, edhe pse ende jo në nivel ushtarak, brenda territorit të Serbisë, por që askush më nuk mund ta përjashtojë infiltrimin e tyre në veri të Kosovës.

Tashmë është bërë publike, se grupi që konsiderohet edhe paramilitar “Wagner”, i njohur për dhunën dhe brutalitetin në Ukrainë, Siri dhe në vende të tjera, e ka deklaruar praninë e vet në Serbi. Këtë e ka bërë të ditur udhëheqësi i tyre Jevgeni Prigozhin, biznesmen rus dhe bashkëpunëtor i ngushtë i autokratit rus, Vladimir Putin, , i cili ka njoftuar në rrjetin “Telegram” se e ka hapur në Serbi qendrën e kulturore e informative të miqësisë dhe bashkëpunimit “Orly (Shqiponja)”.

Pas këtij njoftimi ka reaguar Ivana Stradner, përcjellë gjeopost, bashkëpunëtore hulumtuese e Fondacionit Amerikan për Mbrojtjen e Demokracisë dhe eksperte për luftën hibride, propagandën ruse dhe dezinformimin, duke theksuar se po konfirmohen vlerësimet e saja të bëra disa muaj më parë, kur kishte paralajmëruar për bashkëpunimin Rusi-Serbi.

“Para disa muajsh njoftova bashkëpunimin mes Rusisë dhe Serbisë në fushën e sigurisë së informacionit dhe njerëzit më thanë se jam paranojake! Bashkëpunimi ndërmjet Qendrës Wagner dhe Serbisë po ndodh. Cilën pjesë të këtij mesazhi nuk e kupton Perëndimi?”, shkroi Stradner në Twitter.

Prandaj, unë dua të besoj, ashtu siç besoj ta kem analizuar ndër shqiptarët e parë, se gjërat pas luftës pushtuese të Rusisë, mund ta rikrijojnë idenë në SHBA, se është e pashmangshme, që të ndryshohet karakteri i Serbisë, i cili nuk mund të ndryshojë, pa një përballje, ku ndërhyrja sado e vogël ushtarake perëndimore do të jetë e pashmangshme.

Kjo do t’i jepte fund ndikimit rus në Ballkan, por edhe perspektivës së ndikimit kinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat