Ramabaja: Serbia po paralajmëron inkursionin e ushtrisë në veri të Kosovës

Aktuale

Ramabaja: Serbia po paralajmëron inkursionin e ushtrisë në veri të Kosovës

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 20:47
Sadri Ramabaja

Përcjellësi i zhvillimeve politike në vendin tonë, Sadri Ramabaja, ka thënë se Serbia po paralajmëron inkursionin e ushtrisë serbe në veri të Kosovës.

Përmes një postimi të para pak çasteve, analist Ramabaja ndër të tjerash ka shtuar se regjimi i Beogradit në objektivin e tij politik tashmë ka shpallur hapur asgjësimin e Kosovës si entitet politik, duke paralajmëruar inkursionin e armatës serbe në veriun e saj.

Më poshtë ndërkaq mund të gjeni edhe statusin e plotë:

Beogradi pretendon ta zhdukë Republikën e Kosovës

Regjimi i Beogradit në objektivin e tij politik tashmë ka shpallur hapur asgjësimin e Kosovës si entitet politik, duke paralajmruar inkursionin e armatës serbe në veriun e saj. Regjimi i Vuçiqit do t’i qëndrojë këtij qëllimi për sa kohë të ekzistojë. Ky objektiv fundja është pjesë e identitetit thelbësor të mendësisë serbe të selitur që me krijimin e shtetit serb.

Prandaj “zgjidhjet diplomatike” të tipit të Asociacionit të Komunave Serbe, de fakto do të ishin vetëm uverturë e pushtimit real në një të ardhme paksa më të largët. Në këtë rast do të kishim të bënim vetëm me një armëpushim të padeklaruar, respektivisht “paqe të ftohtë” që do t’i shërbente Beogradit për të mbledhur forcat e tij për valë të reja gjenocidi.

Shefi i Shtabit rus Valery Vasilyevich Gerasimov shkroi në një ese të shkurtit 2013 për të përjavshmen Voenno-Promyschlennyi Kur’er (“Kurrieri Ushtarak-Industrial”): “Luftërat nuk shpallen më dhe sapo të fillojnë, ato vazhdojnë në një mënyrë të panjohur. Modeli dhe mjetet joushtarake janë më të rëndësishme se kurrë, në raste të caktuara edhe më të rëndësishme se armët. Gerasimov shprehimisht e quan komunikimin si një mjet jo ushtarak. Luftërat nuk fitohen nga ata që kanë më shumë armë. Luftërat fitohen nga ata që kontrollojnë informacionin.

Pavarësisht këtij fakti, avokatët e “diplomacisë” shqiptare “të urtë e të matur” e injorojnë me kokëfortësi këtë dimension të fushatës së shfarosjes së Serbisë dhe flasin sikur Kosova të ishte përgjegjëse për situatën e krijuar tashmë në veri.

Nënkryetarja e PDK, Vlora Çitaku, javën që lamë pas, përmes një deklarate të publikuar rreth gjendjes në veri, vetëm sa i ka shtuar një dozë perfiditeti këtij qëndrimi. Sipas kësaj logjike një “politikë e zgjuar” duhet të parandalojë fuqinë autoritare siç është Serbia, nga një sjellje edhe më agresive në të ardhmen, ​gjë që nënkupton se qeveria jonë po e shtyka Kosovën në një përballje të përshkallëzuar në kundrshtim me interesat tona!

Kjo deklaratë e zonjës Çitaku erdhi pikërisht në momentin kur Beogradi kishte nisur një fushatë dezinformimi që shpërtheu me histerizmin e Vuçiqit ndaj kryeministrit Kurti, kur nuk hezitoi ta cilësoj madje edhe si “llum të terrorizmit”!

Në vokabularin prej fashisti Vuçiqi dhe gjithë aparati propagandistik i Beogradit, gjatë gjithë kohës së luftës në Kosovë, UÇK-në e cilësonin organizatë terroriste. Sipas kësaj logjike, kryeministri ynë nuk na qenka asgjë më pak a më shumë vetëm se “një mbetje prej terroristi” me ADN-ë e UÇK-së!

Por, si ta kuptojë këtë mesazh një zonjë jona që është katapultuar në politikë nga “sfilatat e modës” dhe “përkthimi simultan”?!

Se Serbia po pregaditet për betejën definitive për zhdujen e Kosovës si entitet politik, respektivisht mbajtjen e saj brenda danave të “konfliktit të ngrirë”, flasin bazat ushtarake e politcore (48 sosh) rreth e përqark kufirit tonë me Serbinë.

Duke marrë në konsideratë këtë objektiv të Serbisë dhe ofenzivën e paralajmruar të saj në veri, ka kohë që zërat e arsyeshëm të lidershipit tonë, sidomos në mediat prestigjioze të Perendimit, kishin paralajmruar mundsinë e shprthimi të luftës mes Serbisë dhe Kosovës. Serbia agresore për këtë fundja është armatosur me vite të tëra. Shih për këtë, kryeministri jonë me të drejtë po i bënte thirrje Perëndimit që të merrte masa parandaluese për të penguar Vuçiqin në këtë plan. Pavarësisht këtij paralajmrimi, veprimi dezinformativ vlonte në mediat tona, madje deri në përmasat e ironisë e sarkazmit primitiv.

Që atëherë është bërë e qartë se, kunëdrvënia këtij paralajmrimi përmes dezinformimit klasik shërbeu si një përgatitje për gënjeshtrën e madhe propagandistike të Beogradit se gjoja Prishtina po planifikonte një sulm ushtarak rrufe në veri! Me këtë kundërveprim, Beogradi padyshim dëshiron të krijojë një justifikim për veprimet që planifikon në veriun e Kosovës.

Tërheqja e deputetëve të Listës Serbe dhe funksionarëve të pushtetit lokal, tok me policinë e gjyqësorin në veri, është uvertura drejt një përballje që tejkalon përasat e luftës hibride.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat