Konjufca: Me Serbinë kurrë rehat s’kemi me u bë, duhet të mësohemi me këtë

Aktuale

Konjufca: Me Serbinë kurrë rehat s’kemi me u bë, duhet të mësohemi me këtë

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 21:05
Glauk Konjufca

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka folur lidhur me incidentet që kanë ndodhur në veri gjatë kësaj jave.

Konjufca tha se dhunë prej Serbisë do të ketë gjithmonë, por se duhet të mësohemi me këtë situatë dhe të ecet para.

“Dhunë prej Serbisë gjithmonë ka me pas. Me Serbinë kurrë rehat s’kemi me u ba. Duhmi me u mësu me këtë, me u organizu, me vazhdu përpara, mos me u dorëzu prej ligshmërisë, kushtetueshmërisë prej qëllimit që edhe ajo pjesë e Kosovës me funksionu pa banda kriminale, ku nuk diktojnë kriminelët edhe ku Serbia nuk e ka kontrollin ashtu klasik, qysh po do në mënyrë të drejtëpërdrejtë me bomba, me pjesëtarë që thuhet edhe që janë rrezik edhe me hi si trupa prej Serbisë, në forma të ndryshme për me ba sulme”, tha Konjufca.

Ai foli edhe për prezencën policore në veri.

“Ne jemi atje prezent, dmth Policia e Kosovës ëhstë, është edhe në kufi është edhe në Dogana, çdo pjesë e kufirit ku ne kufizohemi me Serbinë”, tha Konjufca.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se do ta rrisë praninë e saj në veri, pas situatës së fundit të krijuar atje.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Policia ka thënë se ka kapacitete për menaxhimin dhe kontrollin e situatës së sigurisë dhe ruajtjen e rendit në gjithë vendin, si dhe ndërmarrjen e veprimeve për zbatimin e ligjshmërisë në vend.

“Prioritet i Policisë së Kosovës është ofrimi i sigurisë për të gjithë qytetarët, andaj duke vlerësuar situatën dhe rrjedhat aktuale në komunat veriore, policia ditëve në vijim do të rris prezencën policore në veri me qëllim të arritjes së objektivave të policisë. Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjellë dhe analizon zhvillimet në vend, duke bërë vlerësime profesionale në bazë të të cilave ndërmerr masa të nevojshme, të arsyeshme dhe të ligjshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve shtetërore të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Shtimin e prezencës policore në veri e paralajmëroi para dy ditësh edhe Kryeministri Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat