Prezenca e shtuar e Policisë në veri, ministri Sveçla jep detaje

Aktuale

Prezenca e shtuar e Policisë në veri, ministri Sveçla jep detaje

Nga: A.SH Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 21:39
Xhelal Sveçla

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, ka thënë se pas sulmeve në veri të vendit, Policia ka shtuar prezencën policore për të ofruar siguri për qytetarët.

Ai ka bërë thirrje që të “gjithë qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës të cilët janë duke u angazhuar për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim”.

Postimi në Facebook:

Policia e Kosovës ka mandat dhe detyrë ofrimin e sigurisë, garantimin e rendit dhe sundimin e ligjit.

Ditëve të fundit, pas sulmeve të njëpasnjëshme të armatosura ndaj zyrtarëve policor dhe qytetarëve në veri të vendit, rritja e prezencës policore me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët është vlerësuar e domosdoshme.

Sipas njoftimit tashmë zyrtar të Policisë së Kosovës, sot është shtuar prezenca e policisë së rendit në veri të vendit.

Lusim të gjithë qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës të cilët janë duke u angazhuar për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat