Konjufca: Zgjedhjet nuk janë proces ushtarak, por një proces civil demokratik

Aktuale

Konjufca: Zgjedhjet nuk janë proces ushtarak, por një proces civil demokratik

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 21:54
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur për zgjedhjet e jashtëzakonshme të Kosovës, ku ka thënë se vendim për shtyrjen zgjedhjet është në dorën partive politike, por sipas tij,  organet e sigurisë të Kosovës do ta analizojnë situatë se a ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve por nëse ka mbahen s’po nëse jo ai ka thënë  se Komisioni qendrorë i zgjedhjeve e njofton Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Sipas Konjufcës nuk duhet të jepen urdhra politik që të mbahen zgjedhjet por duhet të analizohet situata në aspektet sigurisë.

“Ne jemi qëndrimet tona politike, amo çështja e sigurisë edhe institucioneve që ty ta sjellin në letër me dokumentacion cila është gjendjen e rrezikshmërisë, tani ti i ke dy variante mund të jetë rrezikshmëri që mundesh mi mbajt zgjedhjet me njësi speciale edhe nuk ka askush çfarë të bëjë”, ka deklaruar Konjufaca.

“Zgjedhjet nuk janë proces ushtarak, ky është një proces civil demokratik, e procesi civil demokratik duhet të mbahet me një nivel të normalitetit situatës politike dhe të sigurisë”.

Më tej, Konjufac ka sqarua sesi institucionet e sigurisë do ta informojnë  KQZ-ën për situatën e sigurisë edhe KQZ-ja do ta vlerësojë situatë se a do të mbahen zgjedhjet.

“KQZ-ja do ta informojmë Presidenten Vjosa Osmani, madje kjo e fundit do t’i ftojë partitë politike, ku këto do t’i japin qëndrimet e tyre, edhe nëse arrihet një konsensuse me 70 për qind e forcave politikë ashtu do të detyrohet presidentja të veprojë”, ka sqaruar Konjofca.

Ai ka përfunduar duke thënë se vendet Perëndimor e  kanë qëndrimin e njëjtë që të shtyhen zgjedhjet.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat