Eksperti i sigurisë i reagon Petkoviqit pas arrestimit të serbit dhe lëshon thirrjen për autoritetet e Kosovës

Aktuale

Eksperti i sigurisë i reagon Petkoviqit pas arrestimit të serbit dhe lëshon thirrjen për autoritetet e Kosovës

Nga: A.ZH Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 22:21
Agim Musliu

Eksperti i çështjeve të sigurisë Agim Musliu, ka reaguar pas lajmit se është arrestuar një serb, nën dyshimin se ka dëmtuar varrezat ortodokse në Kllokot.

Ai teksa ka komentuar deklaratën e drejtorit të së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se ai po paguhet nga Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin, për ta paraqitur rastin si të fabrikuar.

Musliu ka ftuar organet e drejtësisë, që të punojnë për zbulimin e këtij rasti, përcjell Bota sot.

“Jo një person, por një serb! E ka pranuar vet!

Sepse ka dallim - ky është fabrikim i Serbisë, rast prej rasteve me të cilat diplomacia serbe dhe aho ruse e kanë sulmuar Kosovën në çdo mekanizëm ndërkombëtar.

Shikoni se si ky palaço Petkoviqi dhe mediat serbe që paguhen nga Vuçiqi dhe Putini e kanë paraqitur rastin.

Thërras organet e rendit dhe të drejtësisë që këto raste zbulohen vetëm kur punohet për zbulimin e tyre!”, ka shkruar Musliu në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat