Policia i thotë mediumit serb: Disa shqiptarë janë ankuar se nuk ndjehen të sigurt në veri

Aktuale

Policia i thotë mediumit serb: Disa shqiptarë janë ankuar se nuk ndjehen të sigurt në veri

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 22:49
Në veri tanimë është rritur numri i policëve.

Pas njoftimit për ta rritur praninë e saj në veri të vendit, Policia e Kosovës pak orë më pas ka nisur ta zbatojë vendimin e marrë. Në veri tanimë është rritur numri i policëve.

Mediat serbe raportojnë se numër dukshëm më i madh i policëve të Kosovës vërehet në Lagjen e Boshnjakëve, ku jetojnë një numër i madh i shqiptarëve.

Për Kossev, Policia e Kosovës ka deklaruar se vendimi për shtimin e prezencës policore, vjen si rezultat i ankesave nga shqiptarët në veri, të cilët kanë thënë se nuk ndjehen të sigurt në këtë situatë.

“Qëllimi është mbrojtja e pjesëve të qytetit ku jetojnë enti të përziera, pas disa ankesave nga shqiptarët e Veriut se ata nuk ndihen të sigurt, ka deklaruar Policia.

Media ka raportuar se policët janë vendosur në disa pika në grupe të vogla dhe se situata është e qetë tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat