“Disa shqiptarë janë ankuar se nuk ndihen të sigurt në veri” – Policia e Kosovës flet për mediumin serb

Aktuale

“Disa shqiptarë janë ankuar se nuk ndihen të sigurt në veri” – Policia e Kosovës flet për mediumin serb

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 23:40
Policia e Kosovës

Në një përgjigje për mediumin serb KoSSev, Policia e Kosovës kanë thënë se prania e tyre është rritur në veri, për shkak të disa ankesave nga qytetarët shqiptarë në veri, pasi që nuk ndihen të sigurt nga situata e krijuar ku edhe ka pasur shpërthime të shpeshta tri ditët e fundit.

“Qëllimi është mbrojtja e pjesëve të qytetit ku jetojnë etni të përziera, pas disa ankesave nga shqiptarët e Veriut se ata nuk ndihen të sigurt”, ka deklaruar Policia siç shkruan ky portal.

Media ka raportuar se policët janë vendosur në disa pika në grupe të vogla dhe se situata është e qetë tani.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi që në veriun e Kosovës janë shtuar forca të Policisë së Kosovës.

Sveçla përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është vlerësuar e domosdoshme që të rritet numri i PK-së në veri, pas sulmeve të njëpasnjëshme të armatosura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat