Kusari-Lila për aferën Hidrocentralet: Jam përgjuar për dy vjet, madje edhe llogaritë bankare

Aktuale

Kusari-Lila për aferën Hidrocentralet: Jam përgjuar për dy vjet, madje edhe llogaritë bankare

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 00:27
Mimoza Kusari-Lila

Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka treguar se si gjatë kohës kur ishin zhvilluar hetimet për aferen e Hidrocentraleve, ishte përgjuar gati për dy vite radhazi telefoni i saj, llogaritë bankare.

Kusari-Lila tha se përmes avokatit mbrojtës, organet hetuese i kishin dorëzuar asaj CD-në me përgjimet që i kishin bërë.

Madje, Kusari-Lila ka përmendur edhe gabimet siç thotë ajo, që ishin bërë gjatë këtyre hetimeve.

“Para fillimit të gjykimit, organet hetuese kanë dorëzuar dokumente CD avokatit mbrojtës. Dhe kur mi solli më tha se janë përgjime që janë bërë për një periudhë gati dy vjeçare me autorizim. Unë dhe të tjerët jemi përgjuar kur janë bërë hetimet. Unë i kam marrë ato CD. Në aktakuzë në shkeljet ligjore, ekziston një paragraf që përvec gabimeve bazike matematikore, shkruan: sipas kërkesës së prokurorit janë përcjell llogaritë bankare, jemi përcjell si kemi hetuar. Këto përgjime i kanë dëgjuar hetuesit policor, më duket janë me urdhër të prokurorit."

Kusari-Lila bashke me 3 ish-ministra janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pas procesit më shumë se 1 vjeçar, trupi gjykues ka ardhur në përfundim se të njëjtit nuk kanë keqpërdorur pozitën zyrtare për të privatizuar 4 hidrocentrale në Deçan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat