Lajm i mirë, në Kuvend miratohet ligji për paga - opozita vjen me kërkesë për ndryshime

Aktuale

Lajm i mirë, në Kuvend miratohet ligji për paga - opozita vjen me kërkesë për ndryshime

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 06:28 Përditësuar në ora: 19:21 më 09.12.2022
Kuvendi i Republikës së Kosovës

​Miratohet projektligji për pagat, opozita kërkon ndryshime në mes dy leximeve

Me 68 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar në lexim të parë projektligji për pagat në sektorin publik. Pozitë e opozitë kanë qenë pro projektligjit, megjithatë, partitë opozitare kanë kërkuar që të bëhen ndryshime në mes dy leximeve. Të njëjtit kanë pasur kritika për rangimet dhe përcaktimet e koeficienteve. Madje, shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se askush nga të punësuarit e sektorit publik nuk e dinë vlerën e pagës me këtë projektligj. 

Kryetari i Komisionit të Administratës Publike, Valon Ramadani ka rekomanduar miratimin e projektligjit për pagat në sektorin publik. Ai në emër të LVV-së, ka thënë se që nga paslufta nuk është arritur që të zgjidhet çështja e pagave në sektorin publik. 

Ramadani: Nevoja për një ligj të tillë është e madhe

“Nevoja për një ligj të tillë është e madhe. Prandaj, ne si komision për Administratë Publike e proceduam me dakordim të plot këtë ligj. Dhe dëshiroj ta nis këtë fjalim duke falënderuar të gjithë anëtarët e komisionit pa dallim partie, sepse të gjithë u treguan bashkëpunues dhe votuan këtë ligj të propozuar nga qeveria”, ka thënë Ramadani. 

Ndërkaq, deputeti Mërgim Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se ky projektligj ka nevojë për ndryshime, por që do ta përkrahin në lexim të parë. Ai ka kritikuar përcaktimin e koeficienteve të të punësuarve në sektorin publik. 

Lushtaku: Menduam që ta mbështesim në lexim të parë

“Në komision e kemi përkrahur projektligjin e pagave, me bindje se do të arrijmë të evidentojmë shumë paqartësi gjatë periudhës mes dy leximeve dhe ligji të arrij të sigurojë përkrahjen e duhur për të punësuarit në institucionet publike. Kemi përkrahur me qëllim të mirë, sepse sistemi i pagave është dashur shumë më herët të rregullohet, por duke parë që deri më tani partia në pushtet nuk e përkrahi bash asgjë që ne opozita propozojmë, vështirë që të bëjmë edhe ndërhyrjet e domosdoshme edhe në këtë rregullim. Prandaj, menduam që të mbështesim në lexim të parë”, u shpreh Lushtaku.

E deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu tha se është vonuar sjellja e kësaj nisme ligjore para deputetëve. 

Veliu: Ky propozim është në kundërshtim me parimet e ligjshmërisë 

“Unë jam i bindur që edhe ky propozim është në kundërshtim me parimet e sistemit të pagave, me parimin e ligjshmërisë, transparencës, e para-shikueshmërisë dhe barazisë dhe mos-diskriminimit. Raporti i koeficienteve në ligj thuhet se është 2 me 18, i shpërndarë në 136 nivele, projektligji e parasheh që paga të rritet në bazë të përvojës me shkallëzim deri në 15 vjet përvojë punë me 0-25 dhe 0,5 për të qenë çdo vit mbi 15 vite. Unë këtë nuk e kam të qartë, pse bëhet ky shkallëzim... Kërkoj që ky ligj të plotësohet dhe pastaj të shohim më tutje”, ka deklaruar Veliu.

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se projektligji për pagat në sektorin publik po shqyrtohet pas 22 muajve. Ai tha se me këtë projektligj po bëhet rangimi i koeficienteve, por askush nuk e dinë sa e ka pagën.

Tahiri: Zyrtarët publikë janë mashtruar

“Zyrtarët publikë janë mashtruar, janë mbajtur nën ethe tash e 22 muaj duke qenë të privuar nga trajtimi dinjitoz, në veçanti në krizën që kanë kaluar në vitin që shkoi. Megjithatë, si dikush që ka punuar gjatë në ligjin e kaluar, unë e mirëpres këtë ligj që ka ardhur në kuvend. Dhe mendoj që ligji duhet të kalojë, por duhet pësojë disa ndryshime serioze...Konjufca: Qysh ishte pyetja edhe një herë Besnik, qysh sa e ka pagën? Kryetar, ky është ligji i pagave, asnjë zyrtarë i vetëm me këtë ligj nuk e dinë sa e ka rrogën. Do të thotë e dinë deri diku, por nuk ka logjik o koleg, ne po trajtojmë një ligj i cili e ka emrin ligji i pagave dhe askush nuk e dinë sa e ka rrogën. Konjufca: Ti po donë me thonë që është dashur të ketë emrin ligji i koeficentëve a? Ma more fjalën, ky është ligji i rangimit të koeficientëve që po e miratojmë”, kanë thënë ata.

​Miratohet në lexim të parë Projektligji për zyrtarët publikë

Me 61 vota për dhe një abstenim është miratuar në parim projektligji për zyrtarët publikë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar se ky projektligj do të shqyrtohet edhe nga komisionet përkatëse. 

Konjufca: 62 deputetë kanë votuar për këtë projektligj, 61 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim

“62 deputetë kanë votuar për këtë projektligj, 61 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim. Konstatoj që kaloi projektligji për zyrtarët publik. Kërkojmë nga komisioni funksional dhe komisionet e përhershme që ta shqyrtojnë dhe t’ia paraqesin kuvendit raportin me rekomandime”, ka thënë Konjufca.

Në shqyrtimin e këtij projektligji u tha se qëllimi kryesor i kësaj nisme ligjore është rregullimi i marrëdhënies së punës së zyrtarit publik përmes përcaktimit të rregullave dhe parimeve për statusin e punës. /

PDK kundërshton projektligjin për zyrtarët publikë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka thënë se qeveria Kurti po tenton të politizojë administratën publike. Pasi ministri i Brendshëm prezantoi projektligjin për zyrtarët publik, Lushtaku bëri të ditur se PDK do të kundërshtojnë këtë nismë ligjore.

Gjithashtu ai ka thënë se ky projektligj është i vonuar.

“Po shihen vonesat pse kanë ardhur deri më sot. Po shihen qartë shkeljet e mëdha, pretendimet e mëdha që kjo qeveri po tenton të instalojë në administratën publike. Shqetësime të mëdha, reagime të mëdha, kritikat që kanë nxitur në çdo pjesë të shoqërisë, sidomos në pjesën e administratës publike, nga pjesa e insistimit të qeverisë Kurti për të politizuar dhe legjitimuar politizimin e administratës publike janë shumë shqetësues ku kemi shqetësime të ndryshme qoftë nga sindikatat, BE, e të ndryshme”, ka thënë ai.

Lushtaku ka thënë se ekzekutivi po synon kapjen e administratës publike.

Lushtaku: PDK do të kundërshtojë projektligjin për zyrtarët publike

“Ne si grup parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës shprehim shqetësimet tona dhe sigurisht që do të kundërshtojmë që ky projektligj të kalojë në këtë seancë por edhe nëse kalon, sigurisht që do t’i marrim të gjitha hapat sepse me të vërtetë e ndjejmë dhe argumentojmë që ka shkelje të mëdha kushtetuese dhe ligjore në vend”, ka deklaruar ai.

Tahiri thotë se kërkesat kryesore nga qytetarët i kanë për punësim

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria e Kosovës përmes Projektligjit për zyrtarët publikë po dëshiron të kap Administratën Shtetërore.

Në seancën ku po shqyrtohet ky projektligj, Tahiri tha se i njëjti godet në thelb meritokracinë.

Tahiri: Ky ligj nuk është për zyrtarët publikë, por i kapjes së administratës shtetërore

“Ky ligj nuk është ligj për zyrtarët publikë, por është ligji i kapjes së administratës shtetërore. Është i ligji i cili ka për ta goditur në thelb funksionimin e meritokracisë”, tha ai.

Në anën tjetër, Tahiri tregoi edhe ndër kërkesat kryesore që i kanë si deputetë nga qytetarët.

“Nëse ky ligj njëherë hyn në fuqi, kurrë më asnjë parti politike dhe koalicion nuk ka me largu këtë ligj, pasi askush nuk dëshiron me ia këput vetit. Ne po flasim në mënyrë të sinqertë, kërkesat kryesore ne deputetë i kemi për punësim, le të din populli çka po flasim. Neve na thonë ‘a mundeni me na ndihmu në punësim aty, këtu’”, tha ai.

Veliu: Projektligji për zyrtarët publikë në kundërshtim me Kushtetutën

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka thënë se Projektligji për zyrtarët publikë është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Deputeti opozitar, në seancën e sotme të Kuvendit, tha se ky projektligj cenon rëndë të drejtën e punësimit si një prej të drejtave themelore të njeriut.

Ai tha se qëllimi i qeverisë është denigrimi i administratës shtetërore dhe komunale, me theks të veçantë shërbimin civil.

“Projektligji për zyrtarët publikë i propozuar për miratim përbënë përpjekje serioze të Qeverisë së Kosovës për të degraduar administratën shtetërore dhe atë komunale, me theks të posaçëm shërbimin civil. Në vend se ky projektligj të reflektonte përballë gjetjeve të Gjykatës Kushtetuese të dhëna përmes aktgjykimit të vitit 2020, ai ka saktësisht të kundërtën. Shumë dispozita të propozuara në këtë projektligj janë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Kosovës, pasi cenojnë rëndë të drejtën e punësimit si një prej të drejtave themelore të njeriut”, tha ai.

​Sveçla prezanton Projektligjin për zyrtarët publikë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka paraqitur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Projektligjin për zyrtarët publikë për të cilin ka thënë se është rezultat i kërkesave të kohës. Ai ka thënë se është e domosdoshme që administrata publike të hapet për të rinjtë, profesionistët dhe diasporën dhe sipas tij ky projektligj e mundëson këtë përmes procedurave të rekrutimit.

Në seancën e Kuvendit ai ka thënë se i njëjti po bëhet për të adresuar nevojat e administratës dhe është kompletuar bashkë me të gjitha palët e interesit.

Sveçla: Projektligji për zyrtarët publikë është rezultat i kërkesave të kohës

“Ky projektligj është rezultat i kërkesave të kohës, po bëhet për të adresuar nevojat e administratës, është kompletuar bashkë me palët e interesit por gjatë të të gjitha fazave dhe është sjell këtu në kuvend si produkt i përbashkët institucional që krijon zgjidhje për stagnimin që e ka sjell administrata ndër vite. Është me rëndësi që secili prej nesh përgjatë trajtimit të këtij projektligji të kemi në mendje që një gjë, rekrutimet e mbyllura dhe lëvizja paralele peng i së cilës ka qenë administrata deri tani nuk kanë lejuar që zyrtarët realisht të kenë mundësi të avancohen në karrierën e tyre profesionale dhe të synojnë pozita menaxheriale”, ka thënë ai.

Ministri i Brendshëm ka thënë se gratë duhet të përfshihen më shumë në nivelet drejtuese në administratën publike.

Svecla: Gratë të përfshihen më shumë në administratën publike

“Të kemi në mendje që kemi vetëm 17 gra në nivele të larta drejtuese nga gjithsej 86 pozita, kemi 73 gra në nivelin e mesëm drejtues nga gjithsej 456 pozita, 5 në 40 gra në nivelin e ulët drejtues nga gjithsej 1774 pozita, dhe nivelin profesional kemi vetëm 4388 gra nga 11 mijë e 509 shërbyes civil”, ka thënë ministri i Brendshëm.

Sveçla ka thënë se fokusi i qeverisë është reformimi i administratës dhe krijimi i mundësive për të gjithë.

Sveçla: Është e domosdoshme që administrata publike të hapet për të rinjtë

“Është e domosdoshëm që administrata publike të hapet për të rinjtë, profesionistët dhe diasporën tonë dhe që ky projektligj e mundëson këtë përmes procedurave të rekrutimit për të cilat ka paraparë se do të bëhen përmes konkurseve të hapura, dhe publike për të gjitha nivelet. Pra me aprovimin e këtij projektligji të gjithë do të kenë mundësi të aplikojnë dhe të jenë pjesë e administratës publike nëse përmbushin kriteret përmes një procesi që garanton meritokraci. E kjo garanci bëhet e mundur për shkak se procesi më i ndjeshëm ai i rekrutimit parashihet të bëhet përmes digjitalizimit si metodë që siguron transparencë, meritokraci dhe efektivitet”, ka shtuar ai.

Ky është shqyrtimi i parë i Projektligjit për zyrtarët publikë.

​Kusari-Lila: Përmes Projektligjit për zyrtarët publikë do të depolitizohet shërbimi civil

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se përmes Projektligjit për zyrtarët publikë do të depolitizohet shërbimi civil.

Në seancën e Kuvendit, ku u shqyrtua ky projektligj, Kusari-Lila tha se qëllimi kryesor i tij është rregullimi i marrëdhënies së punës të zyrtarit publik përmes përcaktimit të rregullave dhe parimeve për statusin e punës.

“Qëllim kryesor ka rregullimin e marrëdhënies së punës së zyrtarit publik përmes përcaktimit të rregullave dhe parimeve për pranimin, ndryshimin dhe përfundimin e këtij statusi.

Kategorizimin e tyre sipas detyrave dhe përgjegjësive që kanë dhe mbi të gjitha qëllim kryesor ka që të qartësojë elementet e marrëdhënies mes zyrtarit publik dhe shtetit si punëdhënës. Ky qartësim do të ndikojë në rritjen e efikasitetit, profesionalizmit dhe depolitizimit të shërbimit civil. Parimet bazë që janë propozuar për pranimin në punë si zyrtar publik, si parimi i barazisë, meritokracisë dhe transparencës do të jetësohen përmes konkurseve të hapura”, tha ajo.

Kurti: Asociacioni armë kundër Kosovës

Me replika e kundër replika mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e ish-kryeministrit, Avdullah Hoti është përcjellë një pjesë e seancës së Kuvendit.

Ishte deputeti i LDK-së që pyeti kryeministrin se pse nuk po e sjellë në Kuvend vendimin për të anuluar marrëveshjen për Asociacionin duke i përmendur Kurtit veprimet kundërshtuese si opozitar brenda kuvendit, përshirë edhe gazlotësjellësin, raporton RTKlive.

Pse nuk po i merr veprimet tash. Ligji ta mundëson, je kundër një marrëveshje ligji të tregon procedurat si tërhiqesh, sille në Kuvend e unë do ta votoj për”, tha Hoti.

Por, kryeministri tha se përgjithësisht janë 33 marrëveshje në Bruksel. E sipas tij është e padrejtë ndaj procesit të bisedimeve dhe ndaj shtetit të Kosovës që një marrëveshje të tërhiqet prej 33 marrëveshjeve si kryesorja.

Nuk ekziston asnjë dokument që thotë se në Bruksel ka një marrëveshje më të rëndësishme se një tjetër. Janë 33 gjithsejtë, unë nuk dua t’i neglizhoj, por nuk mund të lejoj prioritizimin e njërës në kurriz të 32 të tjerave dhe këto të gjitha i kam paraparë në pikën 4 të kornizës së përgjithshme të marrëveshjes”, tha Kurti.

Sipas tij, po ta donte kaq shumë Serbia Asociacionin, do ta pranonte pavarësinë.

“Nuk mund të thuash për çdo javë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës kurrë e ama Asociacionin. Jo, nëse e do Asociacionin fort, atëherë e njeh pavarësinë. Ata nuk e duan, neve nuk ka duhet, nuk kemi pse i japim kaq shumë prioritet apo jo”, tha tutje ai.

Tutje shefi qeveritar tha se Asociacioni është bërë para 8 e 10 vjetësh.

“Çka po i bie, që Serbia paska pritur që unë të bëhem kryeministër për t’u zbatuar ai, kur dihet veprimi dhe qëndrimi im? Pra, e paskan pritur kundërshtarin më të madh të Asociacionit për ta zbatuar atë?”, tha tutje kreu qeveritar.

Shtoi se është e qartë që Serbia nuk e do Asociacionin si vlerë për vete, por si armë kundër Kosovës, derisa i është përgjigjur Hotit edhe për veprimet e tij si aktivist politik e deputet opozitar.

Pra, nuk e duan si vlerë për serbët, nuk është as nevojë e serbëve, por është si armë kundër shtetësisë së Kosovës. Është e vërtetë unë kam bërë si aktivist politik e deputet kundërvajtje, por kam mbajtur burg për këtë punë, për të gjitha kundërvajtjet e mija kam mbajtur burg. Shteti i së drejtës nuk është ende siç duhet për shkak se janë ca kriminelë të tjerë që s’janë prapa grilave, tha ai”.

Kurti: Policia e Kosovës nuk ndjekë e përndjekë ndokënd në baza etnike

Derisa ka folur për gjendjen në veri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para deputetëve ka thënë se vazhdimisht janë në konsulta e në bashkërendim me faktorin ndërkombëtar, por, siç tha ai, duhet kuptuar që edhe ata presin ne të jenë në nivel të detyrës si shtet.

Kurti tha se ata janë ambasadorë të QUINT-it, por ata nuk bëhen dot ministra.

Ministra janë qytetarët e këtij vendi, aktualisht në qeverinë tonë. E qeveritë e vijnë shkojnë, por shteti mbetet. Ai është caku ynë, ai është kuptimi ynë. Andaj bashkërendimi me faktorët ndërkombëtar nuk mund të bëhet në mënyrën në të cilën ne i trajtojmë ata si ministra e vetë bëhemi zëvendës të tyre, sepse as ata nuk e duan këtë gjë”, tha kryeministri para deputetëve.

Ndërkohë ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që po u bëjnë organeve të shtetit të Kosovës të cilët siç tha Kurti po zbatojnë dhe respektojnë dhe me shembullin e tyre po nxisin edhe të tjerët të kenë vlerësimet më të larta dhe respektin e vazhdueshëm për kushtetutshmërinë në Republikën e Kosovës.

“Policia e Republikë së Kosovës, organet e tjera të sigurisë asnjëherë nuk ndjekin, nuk përndjekin, nuk vëzhgojnë ndokënd në baza etnike, fetare apo të tjera, por vetëm sipas sjelljeve dhe veprimeve të tyre individuale dhe grupore. Policia e Kosovës kurrë nuk është e drejtuar, e nxitur e orientuar kundër serbëve, përkundrazi ajo ka një konsideratë shtesë për serbët në Kosovë pikërisht për shkak të keqinterpretimeve në ndryshme që mund të bëhen nga fqinji ynë verior. Por, në të njëjtën kohë ne kemi obligime dhe përgjegjësi që dalin nga kushtetuta e ligji”, tha tutje shefi qeveritar.

Kurti tha se kur japin dorëheqje kryetarët e 4 komunave në veri, ka pastaj obligime kushtetuese e ligjore dhe gjithashtu edhe detyra për zyrtarët e shtetit

“Presidentja duhet të konsultojë krerët e partive politike, duhet të caktohet një datë. Duhet të ndiqen procedurat lidhur me zyrtarët e KQZ-së të cilët i kanë zyrat e objektet e  tyre edhe në veri të Ibrit. Nuk janë vendime dhe veprime politike, por veprime dhe vendime shtetërore që i parasheh kushtetuta dhe ligji. Andaj natyrisht që unë plotësisht e njoh, e respektoj të drejtën për kritikë ndaj qeverisë e kryeministrit, por duhet ta kuptoni që shumëçka, për të mos thënë gjithçka që po ndodhë është çështje e shtetit të Kosovës e ne përpiqemi me atë çka mundemi e dimë të jemi më së shumti në shërbim të saj”, vijoi ai.

Kreu qeveritar kërkoi mbështetjen publike dhe ide konkrete nga deputetët sepse siç tha qëllimi është i përbashkët.

Ai tha se kjo situatë vjen pasi Beogradi zyrtar nuk arrti t’i ndajë në serbë e shqiptar, e tash po përpiqen të bëjnë ndarjen në serb të veriut e ata të jugut.

“Sepse logjika e tyre është territoriale e qëllimi i tyre është hegjemonia, por as kjo nuk është e mundur sepse serbët në veri nuk po iu bashkëngjiten bandave atje.

Një serb në Graqanicë e një në Zveçan nuk kanë dallime.

Dallim kanë që të dy këta me bandat kriminale, prandaj është shumë e rëndësishme që e vërteta të jetë publike dhe ne të konfrontohemi me të gjithë ata që dëshirojnë ta shtrembërojnë e deformojnë atë”, vazhdoi ai.

Sipas tij Beogradi dëshiron që serbët në jug si puna e ministrit Nenad Rashiq t’i shpallin tradhtar.

“Ky është plani B i tyre, por qysh ka dështuar plani A do të dështojë edhe plani B. Unë besoj që beteja kryesore sot është beteja për mbështetjen e mekanizmave tonë shtetëror dhe për fuqizimin e shpjegimit të vërtetë për situatën në terren.

Ai tha se ndoshta mund të ketë edhe ide të tjera se çfarë mund të  bëhet më shumë, por tha se është shumë gabim të bëhet më pak.

 

Gërvalla: Është momenti i duhur për të aplikuar për anëtarësim në BE

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz para deputetëve në Kuvend ka thënë se është momenti i duhur për të aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ajo u shpreh se ka pasur një strategji të qartë të lobimit për hyrje në Këshillin e Evropës.

“Po, është momenti i duhur për të aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, po, ka pasur një strategji të qartë të lobimit për hyrje në Këshillin e Evropës para dorëzimit të kërkesës, po, Kosova ka bërë një progres të dukshëm në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, u shpreh ajo.

Tutje, ministrja tha se Kosova ka kaluar disa nga fazat e domosdoshme për të kaluar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Kosova ka kaluar disa nga fazat e domosdoshme për të kaluar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Ka strategji shumë të qartë edhe rreth anëtarësimit në BE dhe ka koordinim me partnerët tanë, si në BE ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara rreth aspiratave tona për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Jo vetëm që ka koordinim, por ka edhe mbështetje të fuqishme për aspiratat e Republikës së Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian”, u shpreh tutje Gërvalla.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gervalla-Schwarz, për çështjen e aplikimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, tha se procesi nuk përfundon me dorëzimin e kërkesës, por fillon një fazë shumë e rëndësishme në të cilën Kosova, si një prej 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor, shpreh edhe formalisht aspiratat e saj për t’u anëtarësuar në BE.

“Nuk ka alternativë tjetër ndaj kërkesës formale për t’u anëtarësuar në BE dhe për të filluar procedurat nëpër të cilat kanë kaluar edhe të gjitha shtetet tona fqinje deri në atë që do të jetë finalja anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian”, deklaroi ministrja e Jashtme.

Ajo shtoi se askush në Qeverinë e Republikës nuk është naiv të mos i dijë sfidat që janë përpara.

Të gjithë e dimë që ka skepticizëm dhe shtete jo-njohëse dhe sa më shumë që i rrit provokimet dhe tensionet Serbia, aq më shumë frikësohen disa nga shtetet e Bashkimit Evropian me atë mënyrën e tyre që thonë se ‘shikoni merruni pak vesh mes vete sepse rendi dhe ligji janë njëra anë, por nuk duan konflikte’”.

Por të ndërgjegjshëm për sfidat që kemi përpara, natyrisht që zgjidhja është se nuk mund të stepemi, të dorëzohemi para krimit, para tensioneve, para shantazheve. Lëvizja e radhës duhet të jetë në mënyre shumë progresive, jo vetëm të dorëzojmë kërkesën por të jemi të përgatitur për të prezantuar jo vetëm kërkesën tonë por edhe për të treguar vizionin tonë për të bërë të gjitha detyrat e shtëpisë për t’u anëtarësuar më në fund”, u shpreh ministrja Gërvalla. 

Kurti për kërkesat e ndërkombëtarëve: Janë ambasadorë të QUNT’it, por s’bëhen dot ministra, e ne zv. të tyre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka folur në Kuvend për situatën në veri.

Ai ka thënë se i marrin këshillat e aleatëve e ambasadorëve, por përgjegjësinë kryesore e kanë institucionet e Kosovës.

’’E rëndësishme që e vërteta të jetë publike dhe ne të konfrontohemi me gjithë ata që duan ta deformojnë atë. Ndoshta ka edh ideE tjera se çka mund të bëjmë më shumë. Por unë mendoj që është shumë gabim të bëjmë më pak; Duhet ta kuptoni që edhe ambasadorët presin që ne të jemi në detyrë të vendit tonë. Janë ambasadorë të QUNIT, por s’bëhen dot ministra. Ministra janë qytetarët tanë. Ai është caku ynë, kuptimi ynë. Bashkëpunimi me faktorët ndërkombëtarë nuk mund të bëhet me mënyrën si t’i trajtojmë ministra e vet bëhemi zv.ministra të tyre. Sepse as ata nuk e duan atë gjë. Jemi në situatë të ndjeshme.’’, tha ai.

‘’Siç e ka thënë edhe presidenti  Biden, Korrupsioni është rrezik për siguri nacionale dhe këtë duhet ta mëshirojmë me sjelljet dhe veprimet tona. Ku ka korrupsion, mund të shfrytëzohet. Ne po e luftojmë krimin e korrupsionin, kurrsesi serbët. Përpjekja e Beogradit është ta ndajë Kosovën. ‘’, shtoi ai.

Kurti fton opozitën mos ta kritikojë për veriun por ta ndihmojë: Është çështje shtetërore

‘’Polici asnjëherë nuk përndjekë dikë në baza etnike,fetare,e tj. Por vetëm sipas sjelljeve dhe veprimeve individuale apo grupore.

Në të njëjtën kohë kemi obligime për Kushtetutën e ligjin. Kur japin dorëheqje në komunat në veri, ka obligime ligjore e kushtetuese. E kanë edhe detyra për krerët e shtetit. Presidentja duhet caktojë një datë, të ndjeken procedurat. Nuk janë vendime  veprime politike këto, por shtetërore që i parasheh Kushtetuta e ligji. Natyrisht që unë plotësisht e njoh e respektoj të drejtën për kritikë ndaj qeverisë e kryeministrit, por duhet ta kuptoni se shumëcka që po ndodh është cështje e shtetit të Kosovës. E ne përpqiemi për aq sa mundemi e dijmë të jemi më së shumti në shërbim të kësaj Për këtë është mirë ta kemi ndihmën tuaj edhe me mbështetje publike edhe ide konkrete.’’

‘’Unë kurr ënuk i barazoj serbët pavarësisht se cka bëjnë e thonë Beogadi e ka kuptuar që nuk po mund t’i ndaj serbët dhe shqiptarët në shpjegimin e situatë snë Kosovë. përditë ata takohen në Kosovë. Nuk po arrijna ta ndajnë në shqiptarë e serbë, por tash po përpiqen ta ndajnë në serbë në veri, e në serbë në jug.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat