​Qytetarët mirëpresin shtimin e policëve në veri të Mitrovicës

Aktuale

​Qytetarët mirëpresin shtimin e policëve në veri të Mitrovicës

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Banorët e “Lagjes së boshnjakëve”, “Tre rrokaqiejt”, “Kodra e minatorëve” dhe “Kroi i Vitakut” kanë mirëpritur shtimin e pranisë së Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Banorët e këtyre lagjeve janë shprehur të lumtur për prezencën e policisë në atë pjesë, duke thënë se tani po ndihen më të sigurt.

Fetije Pirqi, banore e “Lagjes së boshnjakëve”, u shpreh e lumtur për prezencën e pjesëtarëve të policisë në lagjen e saj, duke thënë se tashmë banorët e këtushëm po ndihen më të qetë.

Pirqi: Ne banorët këtë natë e kemi pritur

Ne këtë natë e kemi pritur dhe jo vetëm unë por krejt lagjja. Jemi të gëzuar që ka ardhur Policia e Kosovës këtu. Ndryshe, sonte jemi më të qetë sepse mbrëmë kemi pasur një detonim të vogël… Shpresoj kjo (prani e policisë) vazhdon kështu sepse e kemi punën keq”, ka thënë Pirqi.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë pozicionuar mbrëmë pas orës 20:00 nëpër lokacione të ndryshme të veriut të Mitrovicës.

Ata ndodhen kryesisht nëpër lagje të banuara me popullatë të përzier ku ka edhe shqiptarë, si në “Lagjen e boshnjakëve”, “Tre rrokaqiejt”, “Kodra e minatorëve” dhe “Kroi i Vitakut”.

Ndryshe, në lokacionet ku janë vendosur policët e Kosovës, janë parë duke qarkulluar edhe pjesëtarët e KFOR-it me automjetet e tyre, si dhe ata të EULEX-it.

Kujtojmë se të martën pati të shtëna dhe shpërthime në veri të vendit, ku strukturat ilegale serbe penguan zëvendësimin e zyrtarëve të KQZ-së. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat