​Njohësi i sigurisë ndërkombëtare: Aspiratat e Kosovës për në BE nxisin dezinformimin rus

Aktuale

​Njohësi i sigurisë ndërkombëtare: Aspiratat e Kosovës për në BE nxisin dezinformimin rus

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 15:19
Ilustrim

Njohësi i sigurisë dhe politikës së jashtme ruse, Samuel Ramani ka reaguar në Twitter pas publikimit të disa lajmeve të rreme në Rusi se gjoja Njësia Speciale e Kosovës po përgatit një ‘masakër’ kundër serbëve në veri të vendit.

Sipas tij, kjo është një politikë propaganduese ruse e cila vjen si rezultat i aspiratave të Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian dhe në organizata ndërkombëtare.

Njohës i politikes së jashtme ruse ka shpërndarë një lajm të rrem të publikuar në mediat ruse, ku edhe ka nxjerrë në pah dezinformatat që po bëhen në Rusi, me qëllim të shkaktimit të tensioneve në Ballkan.

“Mediat ruse pretendojnë përmes lajmeve të rreme se forcat speciale kosovare po përgatisin një masakër kundër serbëve në veri të Kosovës”, ka shkruar ai.

“Kosova supozohet se ka një ‘plan të Krimesë’ të mbështetur nga NATO dhe SHBA. Ka referenca të fshehta për Kosovën se është duke kryer një masakër të stilit të ‘gjenocidit të Donbasit’ dhe paralajmërime për përfshirjen ushtarake serbe”, thuhet në një paragraf të një lajmi të rremë për të cilin ka reaguar Ramani.

Lajmet e rreme për Kosovën të publikuara në mediat ruse, e të cilat nuk janë risi, vazhdojnë të vijnë në kohën kur në veri të vendit ka tensione nga strukturat ilegale serbe.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka shtuar mbrëmë praninë në veri të Mitrovicës, për shkak të situatës së sigurisë. Ndërsa një polic ka mbetur i plagosur nga persona të maskuar të cilët mbanin armë të gjata dhe që lëviznin nëpër veri me një veturë me targa ‘KM’.

Kujtojmë se të martën në veri të vendit ka pasur të shtëna dhe shpërthime nga strukturat ilegale serbe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat