KFOR-i dërgon automjete të rënda në veri– Kur do të nis largimi i barrikadave?

Aktuale

KFOR-i dërgon automjete të rënda në veri– Kur do të nis largimi i barrikadave?

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 12:49
KFOR

Barrikadat në Veriun e Kosovës vazhdojnë të qëndrojnë në disa nga rrugët që qojnë në dy pikat kufitare, që ndajnë Kosovën me Serbinë Jarinje dhe Bërnjak, raporton Gazeta Blic.

Gjithçka që dihet deri në këto momente është se ka një thirrje të vazhdueshme nga SHBA dhe vende të tjera që barrikadat duhet të largohen me urgjencë, por që deri tani nuk ka asnjë lëvizje në këtë drejtim.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një nga paraqitjet e tij publike duke folur për situatën në Veri ka thënë se po presin nga KFOR-i që të reagoj duke aluduar kështu largimin e barrikadave nga kjo forcë.

Deri në këto momente nuk ka asnjë lëvizje.

Por, pritjes së KFOR-i me ‘gjasë’ i ka ardhur fundi.

Burime të Gazeta Blic kanë thënë se tashmë tri mjete të rënda (për largimin e barrikadave ) gjenden në Veriun e Kosovës.

“Këto mjete të rënda gjenden në kampin e KFOR-it dhe vetëm po pritet sinjali kur ato mund të vihen në lëvizje për largimin e të gjitha barrikadave që janë në veriun e vendit”, ka thënë një burim i Gazeta Blic.

Se këto mjete të rënda gjendjen në veri të Kosovës e kanë konfirmuar për Gazeta Blic edhe burime të tjera.

Media që nga dje është duke pritur një përgjigje nga komanda e KFOR-it në Kosovë nëse ata shpejt do të reagojnë për zhbllokimin e rrugëve, por që deri në këto momente kur teksti është publikuar nuk ka marrë përgjigje.

KFOR-i, por edhe NATO disa herë kanë thënë se do të ketë zbatim të mandatit të tyre që nënkupton se barrikadat mund të largohen nga rrugët që çojnë në drejtim të dy pikave kufitare.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se “Forcat e NATO”’ janë të gatshme, të afta dhe vigjilente”, të hënën gjatë një interviste në France 24 për situatën në Veriun e Kosovës.

Sekretari i Aleancës Veri-Atlantike thotë se NATO është duke e monitoruar situatën me kujdes.

Por kërkojnë nga të dy palët, Kosova dhe Serbia që t’i shmangin tensionet që nxisin përshkallëzim.

“NATO është shumë e fokusuar në çështjen e Kosovës, si dhe në Ballkanin Perëndimor. Ne kemi një histori të gjatë, kemi ndihmuar për t’i dhënë fund dy luftërave etnike, fillimisht në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe më vonë në Kosovë. Forcat tona janë ende të pranishme atje përmes Forcat e NATO-s, gjegjësisht KFOR-i i cili ka gati 4000 anëtarë dhe është faktor kyç në stabilizimin e rajonit dhe situatës”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Serbët lokalë në Veriun e Kosovës kanë vendosur barrikada, përkundër kërkesave perëndimore për t’i larguar ato – një kërkesë e tillë nuk është zbatuar nga Lista Serbe e kontrolluar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat