​Krasniqi në takim me Davenport: Kërkojmë rikthim të normalitetit, shtetit ligjor dhe zhvillim të lirë të jetës

Aktuale

​Krasniqi në takim me Davenport: Kërkojmë rikthim të normalitetit, shtetit ligjor dhe zhvillim të lirë të jetës

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 17:47
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Bashkë kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, posaçërisht në pjesën veriore të Kosovës.

“Është vendimtare që institucionet përgjegjëse për garantimin e sigurisë dhe ruajtjen e paqes atje të jenë në nivel të detyrës. Ne kërkojmë rikthim të normalitetit, shtetit ligjor dhe zhvillim të lirë të jetës atje për të gjithë qytetarët. Me ambasadorin Davenport diskutuam edhe për procesin e reformës zgjedhore në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

“Sot, në takim me ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, duke diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, posaçërisht në pjesën veriore të Kosovës, shpreha shqetësimin për potencialin e përshkallëzimit të situatës atje. Është vendimtare që institucionet përgjegjëse për garantimin e sigurisë dhe ruajtjen e paqes atje të jenë në nivel të detyrës.

Ne kërkojmë rikthim të normalitetit, shtetit ligjor dhe zhvillim të lirë të jetës atje për të gjithë qytetarët. Me ambasadorin Davenport diskutuam edhe për procesin e reformës zgjedhore në Kuvendin e Kosovës. Duke i uruar festat e fundvitit, ambasadorin Davenport e falënderova për konstruktivitetin dhe kontributin e tij për shtetin dhe shoqërinë tonë!”, ka shkruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat