Krasniqi: Raporti i HRW tregon që Kurti abuzoi me të drejtat elementare të qytetarëve

Aktuale

Krasniqi: Raporti i HRW tregon që Kurti abuzoi me të drejtat elementare të qytetarëve

Më: 12 janar 2023 Në ora: 11:44
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka reaguar pas publikimit të raportit “Human Rights Watch” për Kosovën.

Në raport përmenden vrasjet e grave, kërcënimet ndaj gazetarëve si dhe diskriminimi ndaj komuniteteve të margjinalizuara.

Për këtë Krasniqi e fajëson Qeverinë e Kosovës, duke thënë se janë duke keqqeverisur dhe kanë “shkaktuar” pasiguri sociale.

“Kaosin, mungesën e kompetencës, keqqeverisjen dhe pasigurinë sociale e politike të krijuar gjatë vitit 2022 në vendin tonë – e ka evidentuar edhe raporti i fundit për Kosovën i organizatës Human Rights Watch”, ka shkruar Krasniqi në Facebook, të enjten.

“Dhuna dhe vrasjet e grave, kërcënimet e gazetarëve nga zyrtarë institucionalë e diskriminimi i të gjitha komuniteteve të margjinalizuara, dëshmojnë detajisht paaftësinë e kësaj Qeverie”.

“Shpërfaqja e mungesës elementare të përgjegjësisë institucionale në vitin e kaluar, është tregues i qartë se çfarë i pret qytetarët e Kosovës edhe këtë vit nga kjo Qeveri:

Abuzim me të drejtat e tyre elementare”, ka deklaruar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat