Media serbe: Gojën plot dialog ndërsa në valixhe pranimi – nga sot seri e vizitave të zyrtarëve specialë në Beograd rreth çështjes së Kosovës

Aktuale

Media serbe: Gojën plot dialog ndërsa në valixhe pranimi – nga sot seri e vizitave të zyrtarëve specialë në Beograd rreth çështjes së Kosovës

Nga: F.B. Më: 12 janar 2023 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Zbarkimi i zyrtarëve specialë amerikanë në Serbi, me qëllimin e përshpejtimit të “normalizimit të raporteve” me Kosovën, do pasojë pas festave.

I pari ndër ta është këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit Derek Chollet, që sot arriti në Beograd, ndërsa shoqërohet edhe nga zyrtarët e lartë amerikanë Gabriel Eskobar dhe Spemser Bojer, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Vuçiq pat paralajmëruar se deri me 20 janar do të presë përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare rreth dialogut, përfshirë edhe “katërshen e madhe”.

Vizita e Chollet organizohet me qëllim të nënvizimit të “përhershëm të ShBA-së për paqe, stabilitet edhe prosperitet në Ballkan". Në prag të takimeve me zyrtarë të vendit, ai ka deklaruar se me rëndësi është qetësimi i situatës dhe vazhdimi i dialogut, që duhet të bazohet në propozimin franko-gjerman. Ai ka lavdëruar heqjen e barrikadave dhe ka porositur të dy palët se duhet të vazhdohet dialogu për “normalizimin e raporteve të bazuara në njohjen e ndërsjellë”.

Ai me drejtuesit e shtetit do të bisedojë për energjetikën, sigurinë dhe integrimin ekonomik dhe rolin e Beogradit në forcimin e paqes dhe natyrisht angazhimin në dialog.

Kryeministrja Brnabiç ka deklaruar se është me rëndësi se në tavolinë ndodhet premtimi amerikan rrteh formimit të asociacionit.

Chollet është një ndër katër funksionarët e administratës së ShBA-së që direkt janë emruar nga Biden, pa miratimin e Senatit.

Sipas të dhënave, ai nga janari 2021 është nënsekretar dhe këshilltar i lartë i sekretarit amerikan në një spektër të gjerë të çështjeve, ndërsa më herët ka kryer shumë detyra në Departamentin e Shtetit, Shtëpi të Bardhë dhe ministri të mbrojtjes.

Chollet ka kryer shumë funksione në ministrinë e mbrojtjes , duke udhëhequr disa misione dhe njihet si i vendosur edhe shumë këmbëngulës, në vitin 1996 ka shkruar për DSh historinë e marrëveshjes së Dejtonit, ndërsa me 1999 ishte në administratën e presidentit Klinton dhe shkrues i fjalimeve të ambasadorit të ShBA-së në OKB Holbruk dhe sekretarit Talbot.

Kur flitet për angazhimet e Chollet në rajon, në tetor ishte në Prishtinë dhe kërkoi shtyrjen e vendimit për gjoba ndaj atyre që nuk ndërrojnë tabelat serbe. Nga presidentja e Kosovës Osmani ai dje dëgjoi se “Serbia është kërcënim për paqen dhe stabilitetin dhe në këtë ka mbështetje nga Rusia”.

Lidhur me deklaratën e zëvendëskryeministrit Bislmi se me 31 mars do ketë dënime për ata që nuk regjistrojnë automjetet e tyre, Vuçiq ka thënë se me gjasë ai nuk e ka lexuar atë për çka është arritur marrëveshja, apo nëse po përgatitet ndonjë aksion tjetër, kur as barrikadat nuk ia dolën t'i heqin e ne duhet të heshtim që ata të bëhen pjesë e OKB-së.

Ai ka përmendur edhe synimet e Prishtinës që të bëhet pjesë e Interpol dhe UNESCO, por përmend edhe deklaratën e kreut të Interpolit gjenral-majorit Raisi se derisa ai kryeson çështja e anëtarësimit të Kosovës nuk do jetë në rend dite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat