Çka thotë Zemaj për gruan nga Gjermania që dha informacionin për atentatin?

Aktuale

Çka thotë Zemaj për gruan nga Gjermania që dha informacionin për atentatin?

Më: 20 janar 2023 Në ora: 00:43
Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, është deklaruar sërish rreth informatave për atentatin e planifikuar ndaj tij dhe deputetëve të tjerë të LDK-së dhe PDK-së.

Ai ka thënë se lajmi në fillim nuk është bërë publik nga ai apo LDK-ja.

Deputeti ka shtuar se ka shqetësim se si ka rrjedhur informacioni në media.

“Me rastet dhe njoftimet që kërcënohen me jetë pavarësisht pozitës politike organi që i shqyrton është policia e Kosovës. Ne e kemi bërë punën tonë ashtu si na takon adresa ku duhet të kërkojmë përgjegjësi janë ato organe që janë kushtetuese duke filluar nga Policia dhe Prokuroria. Nuk e di pse duhet të kemi interferime ose gjykime të padrejta edhe të cilat mendoj që nuk janë serioze edhe ashtu si thuhen dhe deklarohen. Lajmi nuk është bërë publik nga unë dhe as nga LDK-ja dhe kjo është shqetësimi tjetër, unë dhe kolegët e mi fillimisht është trajtuar në aspektin e kërkesës së organeve të Kosovës, dhe për këtë arsye shqetësimi është se si ka rrjedh ky informacion në mediumet publike dhe me emrat e përveçëm, Armend Zemaj dhe kolegët e mi e kemi trajtuar dhe analizuar”, ka thënë ai.

I pyetur nga gazetari Kajtazi se kush e ka informuar deputetin dhe LDK-në lidhur me informacionet për atentatin e planifikuar, ai ka thënë se adresa i takon organeve të gjyqësisë.

“Vehbia nuk është që është fillestar në këtë rrugëtim as në këto rrethana, por mendoj që çdokush është i lexueshëm, adresa dhe saktësia dhe gjykimi i takon organeve të hetuesisë. Çdo gjë që e them unë është tendencë për ti prishur hetimet. Këta raste të trajtohen me seriozitet dhe mos të keqpërdoren dhe të elaborohen në forma të ndryshme derisa të kemi një përgjigje”.

“Ka qenë e rëndësishme të ruhet informacioni dhe publikimi i emrave të përveçëm rrezikon personat”, ka shtuar ai.

Zemaj ka folur edhe per Shukrije Ismaili e cila u ka dhënë LDK-së informacionet që posedon policia.

“Emri i cili është apostrofuar si informator për neve dallon nga emri i saktë që është dhënë nga Policia e Kosovës. Informacioni që është dhënë nga ana jonë ka pasur një dallim, dhe si është e mundshme që ky lajm të del më shpejtë në media sesa të informohemi ne”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat