Deputeti i Bundestagut: Serbia nuk duhet ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Aktuale

Deputeti i Bundestagut: Serbia nuk duhet ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Më: 24 janar 2023 Në ora: 11:04
Josip Juratoviq

Deputeti i Partisë Socialdemokrate Gjermane (SPD) në Bundestag, Josip Juratoviq, ka deklaruar se Serbia nuk duhet ta ketë prioritet bllokimin e hyrjes së Kosovës në institucionet ndërkombëtare, sepse Kosova përmes institucioneve ndërkombëtare do të duhet të respektojë rregullat ndërkombëtare për serbët.

Juratoviq ka thënë për gazetën “Nova” se “pa rregulluar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, asnjëra nuk do të hyjnë në BE”.

“Të dy duhet t’u thonë popujve të tyre, sepse çdo vonesë mund të zgjasë ekzistencën e tyre politike, por rrezikon popujt e tyre, jo vetëm në aspektin e luftës dhe paqes, por edhe në aspektin e jetës së përditshme”, tha Juratoviq.

Juratoviq theksoi se “shembulli më i mirë për këtë janë dy Gjermanitë para rënies së Murit të Berlinit”, të cilat kurrë nuk e njohën njëra-tjetrën, por ishin anëtarë të bashkësisë ndërkombëtare.

“Do të vijë koha kur shoqëritë moderne demokratike do të ndërtohen si në Serbi ashtu edhe në Kosovë dhe ato do të gjejnë lehtësisht një zgjidhje përpara se të anëtarësohen në BE. Kujt i intereson më shumë mosmarrëveshja për kufirin e Kroacisë me Slloveninë pas hyrjes së Kroacisë në Shengen”, tha Juratovic.

Juratoviq deklaroi se “do të ishte më e rëndësishme për Serbinë të përmirësojë imazhin e saj në botë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat