Këshilltari i DASH-it flet me Kurtin, i kërkon që ta pranojë propozimin europian

Aktuale

Këshilltari i DASH-it flet me Kurtin, i kërkon që ta pranojë propozimin europian

Më: 24 janar 2023 Në ora: 22:19
Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH), Derek Chollet dhe kryeministri Albin Kurti

Këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH), Derek Chollet, ka bërë të ditur se ka biseduar sonte me kryeministrin kosovar, Albin Kurtin.

Siç shkruan në një cicërimë në twitter, Chollet i ka kërkuar atij që Kosova ta pranojë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Fola me Albin Kurtin sot për të diskutuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për t’i kërkuar Kosovës që ta pranojë atë. Një temë kryesore ishte partneriteti ynë dhe synimi i përbashkët për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës”.

Chollet po ashtu ka theksuar gjatë diskutimit me Kurtin, edhe nevojën që zyrtarët serbë të Kosovës, të kthehen në institucione.

”Ne diskutuam gjithashtu rëndësinë e karakterit multietnik të Kosovës dhe ecjen përpara me diskutimet e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në kontekstin e Dialogut dhe nevojën që zyrtarët serbë të Kosovës të kthehen në postet e tyre”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat