Kush janë politikanët, miqtë e miqve të oligarkut rus Deripaskas?!

Aktuale

Kush janë politikanët, miqtë e miqve të oligarkut rus Deripaskas?!

Nga: Idriz Morina Më: 25 janar 2023 Në ora: 19:05
Edi Rama

Mediat në Kosovë, sikurse edhe ato në Shqipëri po mundohen që ta ulin peshën e skandalit të bashkëpunimit të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama me një ish-zyrtar të FBI-së, i cili po i nënshtrohet procesit të gjykimit, për shkak të përfitimeve të paligjshme dhe kontakteve me agjentë rus.

Por, pse në Kosovë askush nuk po bën përpjekje për të gjetur të dyshuarit e bashkëpunimit me Ramën dhe ish agjentin McGonigal?

Sipas të dhënave nga dosja e botuar në mediat amerikane, McGonigal në shtator të vitit 2017, ai kishte udhëtuar nga Shqipëria, me miqtë e tij shqiptarë dhe ishte takuar me të paktën një politikan të Kosovës.

“24. Më datë 10 shtator 2017, i pandehuri McGonigal ka udhëtuar me makinë nga Shqipëria për në Kosovë, bashkë me Personin A dhe të tjerë, ku i pandehuri McGonigal u takua me dhe i dha mjetet e FBI-së një politikani kosovar. Menjëherë pas këtij udhëtimi në Kosovë, i pandehuri McGonigal dhe personi A, duke udhëtuar së bashku, janë kthyer në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në dosje, të cituar nga Zëri i Amerikës.

 

Kush miqtë e miqve të oligarkut rus Deripaskas?!

Nuk është me rëndësi të kuptohet vetëm, se kush ishte ai politikan dhe të tjerë persona që u takuan me ish-agjentin e FBI-së, por se çfarë përfaqësonte, dhe nëse mund të kishte apo të ishte autor i ndonjë skenari, nga i cili mund të pësonte edhe Kosova.

Në mënyrë interne kanë filluar të përmenden, se pjesë e kësaj skeme komunikimi apo bashkëpunimi mund të jenë edhe dy udhëheqës partish në Kosovë.

Madje ka zëra se disa nga të përfshirët kanë pasur edhe një bashkëpunim tjetër me ndonjë prej punonjësve apo me biznesmen si Oleg Deripaska.

Një problem tjetër, që e zbulon hetimi është se besohet se ‘dëshmitari i dytë nga Shqipëria, që përmendet për bashkëpunim me McGonigal është një ish-zëvendësministër, dhe këshilltar i jashtëm i Edi Ramës. Kjo e dhënë nuk e bën më dyshuese situatën, por fakti, që ai ka marrëdhënie pune me një kompani kineze, dhe atë për energji.

“Personi B shërbente si një këshilltar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, i cili kishte një llogari emaili dhe pasaportë zyrtare të qeverisë shqiptare dhe ka qenë ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare.”

Image
Dorian Duçka, i cili ka shërbyer si zëvendësministër për Energji dhe Industri

Pra, ai gjatë hetimit u zbulua që kishte një lloj imuniteti diplomatik, sepse posedonte pasaportë zyrtare të qeverisë shqiptare.

Pra, ky informacion, krijon dyshimin se edhe Edi Rama, mund të ndikohet apo të ketë ndonjë komunikim të dyshimtë edhe me kompani kineze.

Ky “ndërlidhës” është Dorian Duçka, i cili ka shërbyer si zëvendësministër për Energji dhe Industri në qeverinë e parë Rama, nga 2013 deri më 2015. Ai kishte shërbyer si Këshilltar i Jashtëm për Investimet i Kryeministrit të Shqipërisë që nga viti 2016.

Humb kalorësi i ‘ortodoksisë’

Nga raportimet për akt-akuzën veçohet se nga shtatori 2017 deri në mars 2018, McGonigal dhe kryeministri Rama janë takuar 4 herë në Shqipëri dhe në SHBA.

Sipas akt-padisë, më 5 tetor 2017, “jashtë një restoranti, në një makinë të parkuar në Nju Jork, McGonigal mori afro 80 mijë dollarë kesh nga Personi A. Po atë vjeshtë ai mori edhe dy pagesa të tjera nga Personi A në shumat 80 mijë dollarë dhe 65 mijë dollarë në rezidencën e banorit A. McGonigal i la të kuptohej Personit A se paratë do t’ia kthente.”

Por, sipas opozitës, ky korrupsion apo kjo çështje hetimore lidhet me interesin e Edi Ramës, që sipas saj kishte kërkuar ta hetonte opozitën.

Pavarësisht se çfarë ka bërë agjenti McGonigal, disa analistë shqiptarë duhet ta shmangin identifikimin e FBI-së, me këtë person, i cili që nga viti 2018 edhe ashtu nuk është pjesë e saj.

Edhe drejtori i FBI-së Christopher Wray, pas arrestimit të McGonigal ju kishte thënë se “sjellja e supozuar kriminale e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal nuk përfaqëson veprimet e pjesës tjetër të Byrosë Federale të Hetimit”.

McGonigal, ish agjent special i kundërzbulimin në zyrën e FBI-së në Nju Jork, u arrestua të shtunën, që shkoi për lidhjet e tij me Oleg Deripaska, miliarder rus i sanksionuar nga ShBA-ja për shkelje të sanksioneve. McGonigal u lirua të hënën pas një garancioni prej 500 mijë dollarë, që të mbrohet në liri deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Me të drejtë tashmë edhe nga disa analistë në Shqipëri dhe nga opozitar atje kërkohet dorëheqja e Edi Ramës nga detyra e kryeministrit për t’i hapur mundësinë hetimeve të drejta, të paanshme, pra të pandikuara.

Për Ramën, vështirë se ka një rrugë të dytë, dhe se karriera e tij politike tashmë duket e perënduar.

Vështirë që mund ta ndihmojë aleati i tij serb, Aleksandër Vuçiq, të cilin e mbështeti për disa vjet, kundër interesave të Kosovës dhe shqiptarëve.

Kalorë-ziu i ortodoksisë, po humb!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat