Gjinovci kërkon të lirohet aktivisti i PDK-së që i hedhi dinarë të Serbisë Ambasadorit Berishaj

Aktuale

Gjinovci kërkon të lirohet aktivisti i PDK-së që i hedhi dinarë të Serbisë Ambasadorit Berishaj

Më: 26 janar 2023 Në ora: 16:03
Rron Gjinovci

Aktivisti Rron Gjinovci ka kërkuar që të lirohet menjëherë aktivisti i PDK-së, Milot Krasniqi, i cili u arrestua pasi i hedhi dinarë të printuar të Serbisë ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili ka qëndruar sot në Prishtinë për një ngjarje të përbashkët mes Kroacisë dhe Kosovës.

Gjinovci ka thënë se kjo është shkelje e të drejtave politike dhe civile.

“Arrestimi i aktivistit të PDK-së, Milot Krasniqit, është shkelje e të drejtave politike dhe civile. Secili qytetar ka të drejtë me shpreh bindjen e tij me metodat që ai i zgjedh.

Të lirohet Miloti menjëherë!”, ka shkruar Gjinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat