Loshi: Albin, tërhiqu nga Asociacioni

Aktuale

Loshi: Albin, tërhiqu nga Asociacioni

Më: 26 janar 2023 Në ora: 17:50
Liri Loshi dhe Albin Kurti

Ish-kandidati për deputet dhe publicisti Liri Loshi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Asociacioni tashmë është një çështje e kryer, ashtu siç e ka marrë vendim kushtetues Gjykata Kushtetuese, dhe e ka ratifikuar Kuvendi.

“Meqë baza kushtetuese për themelimin e Asociacionit ekziston dhe Gjykata Kushtuese e ka theksuar qartë në vendimin e vet, nuk mund të thuhet se Marrëveshja për Asociacionin nuk e ka kaluar testin kushtetues, kur ajo në fakt e ka kaluar” ka shkruar Loshi.

Sipas tij, Kurti duhet të tërhiqet nga pozicioni i tij për kushtëzimin e Marrëveshjes me Serbinë me njohje, sepse ky kushtëzim do të kishte kuptim vetëm nëse Kosova do të lejonte Asociacion me kompetenca ekzekutive.

Postimi i plotë i tij:

Kryeminsitri Kurti po thotë se Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe nuk e ka kaluar testin kushtetues. Por Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka një vendim që (në pikën II.) decideivisht kostaton se Asociacioni i komunave me shumicë serbe DO TË THEMELOHET, siç është paraparë me Marrëveshjen e Parë të ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe shpallur nga presidentja e Republikës së Kosovës.

Dhe, tek pastaj në pikën III. Dhe IV. thekson se parimet e themelimit të këtij Asociacioni nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës duke specifikuar nenet dhe kapitujt e Kushtetutës ku duhet të bëhen harmonizimet.

Me që baza kushtetuese për themelimin e Asociacionit ekziston dhe Gjykata Kushtuese e ka theksuar qartë në vemdimin e vet, nuk mund të thuhet se Marrëveshja për Asociacionin nuk e ka kaluar testin kushtetues, kur ajo në fakt e ka kaluar.

Krejt çfarë ka mbetur të mbrohet politikisht dhe juridikisht është harmonizimi i Satutit të Asociacionit me frymën kushetuese të Kosovës. Koha e retorikës politike ka kaluar. Tash është koha e angazhimit të ekspertve juridikë.

Sa e kuptoj unë, një Asociacion pa kompetenca ekzekutive është i lejueshëm me Kushtetutë dhe atë nuk mund ta pengojë askush, pra as qeveria e Kosovës. Ai mund të themelohet në çdo kohë dhe s’ka nevojë të jetë i kushtëzuar me asgjë, si me njohjen e Kosovës nga Serbia, bie fjala. Mendoj se kryeminstri Kurti duhet të tërhiqet nga pozicioni i tij për kushtëzimin e Marrëveshjes me Serbinë (e që implikon themelimin e Asociacionit) me njohjen në qënder, meqë një kushtëzim i tillë do të kishte kuptim vetëm nëse Kosova do të lejonte Asociacion me kompetenca ekzekutive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat