Presidentja Osmani pret ambasadorin Hovenier në një takim të rregullt

Aktuale

Presidentja Osmani pret ambasadorin Hovenier në një takim të rregullt

Më: 26 janar 2023 Në ora: 19:12
Takimi mes Osmanit dhe Hovenierit në Presidencë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Sipas njoftimit të Presidencës, ky ishte një takim i rregullt, përmes të cilit u theksua rëndësia e vazhdimit bashkëpunimit mes Kosovës dhe ShBA’ve.

Në takim është folur edhe për zhvillimet e fundit në vend.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit, bashkëpunimin bilateral dhe rëndësinë e vazhdimësisë së koordinimit të rregullt ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, bëhet e ditur në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat