Azemi: Punëtorët e sektorit privat nuk e kanë qëllim 50 euroshin, por ikjen nga Kosova

Aktuale

Azemi: Punëtorët e sektorit privat nuk e kanë qëllim 50 euroshin, por ikjen nga Kosova

Më: 26 janar 2023 Në ora: 20:13
Jusuf Azemi

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka folur për shtesën prej 50 për sektorin publik.

Azemi ka thënë se punëtorët e këtij sektori nuk e kanë qëllimin të marrin 50-100 euro nga Qeveria, por qëllim kanë ikjen nga vendi.

Ai tha se është i gatshëm për protesta.

“Jam i gatshëm që çdo grupim, çdo shoqatë që nëse ata kërkojnë jam i obliguar të ju prijë. Por nuk jam i obliguar dhe nuk guxojë të them ejani të çohemi në protesta, pasi që ato burojnë nga poshtë lartë. Me sa po shoh, tani punëtorët nuk e kanë qëllimin se si të nxirren 50-100 euro, por punëtorët qëllimin e kanë që deri në një moment të caktuar të volitshëm të ikin jashtë”, ka deklaruar ai.

Me vendim të Qeverisë së Kosovës, nga 50 Euro shtesë në pagë do të vazhdojnë të ndahen për punëtorët e sektorit publik edhe në muajin janar. Kështu mori vendim dje Qeveria në mbledhjen e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat