Zemaj për Vitinë: S’pres asgjë, nuk po shohim punë

Aktuale

Zemaj për Vitinë: S’pres asgjë, nuk po shohim punë

Më: 26 janar 2023 Në ora: 20:19
Armend Zemaj dhe Arben Vitia

Qeveria Kurti ka krijuar një kaos në sektorin e shëndetësisë.

Kështu, ka thënë ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ai, nuk ka lënë pa përmendur edhe ministrin e ri, Arben Vitia.

Sipas tij, nga ta nuk presin asgjë pasi që ministrat në këtë sektor po emërohen secili më i dobët se tjetri.

“Me një fjalë aty, është krijuar një kaos institucional dhe këtë e kemi thënë në vazhdimësi në krye me këtë ministër, me këtë Qeveri dhe me këta njerëz rreth kësaj rreth sektorit të shëndetësisë dhe sidomos edhe menaxhmenti administrativ i cili ka krijuar një monopol dhe e ka kap sektorin e shëndetësisë. Asgjë s’mund të presim nga kjo qeveri e cila i ka ndërruar tre ministra të shëndetësisë secilin më të doptë dhe më të paaftë se tjetri, duke përfshirë edhe kryeministrin Kurti si të vet emëruar ministër të Shëndetësisë”, është shprehur ndër të tjera Zemaj.

Derisa ka shtuar se që 30 muaj në shëndetësi ka vetëm degradim dhe asgjë tjetër.

“Nuk po shohim punë, po shohim degradim. Asgjë, nuk presim fatkeqësisht me këta njerëz jo, nëse vjen një nomenklaturë tjetër ose një logjikë tjetër qeverisëse mund të ketë, por me këta njerëz që 30 muaj ka vetëm degradim”, ka deklaruar ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 26 dhjetor të vitit të kaluar ka emëruar Arben Vitinë, Ministër për Shëndetësi, ka njoftuar zyra e Kryeministrit.

Vitia që ishte ministër i Shëndetësisë në Qeverinë Kurti I dhe në këtë qeveri, u largua pasi kandidoi për kryetar të Prishtinës. Pas humbjes së zgjedhjeve, ishte raportuar se ai u angazhua drejtor i një kompania laboratorike në vend.

Prej rreth tre muajsh, Kosova nuk ka pasur ministër të Shëndetësisë, prej largimit të Rifat Latifit nga kjo detyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat