Ehat Miftaraj: Në luftën me video, LVV-ja më e mira

Aktuale

Ehat Miftaraj: Në luftën me video, LVV-ja më e mira

Më: 26 janar 2023 Në ora: 21:41
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, ka reaguar pasi gjitha partitë po e sulmojnë njëra-tjetrën me video në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj ka thënë se ka shpërthyer një luftë digjitale mes partive kosovare.

“Luftë digjitale në mes partisë në pushtet dhe partive opozitare”, ka shkruar ai.

Me tej, ai ka thënë se Vetëvendosje është më e mira në këtë drejtim.

“Dorën në zemër VV ka qenë më kreative sa ka qenë në opozitë. Partitë opozitare kanë hyrë në një fushë të re dhe me kohën mbase do të avancojnë në ketë drejtim. Material për video kanë mjaftueshem, vetëm duhet një dorë artistike me i jep kuptim”, ka shkruar Miftaraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat