Vitia pyetet për marrëdhëniet me Kurtin, thotë se janë të shkëlqyera

Aktuale

Vitia pyetet për marrëdhëniet me Kurtin, thotë se janë të shkëlqyera

Më: 26 janar 2023 Në ora: 22:38
Arben Vitia dhe Albin Kurti

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sonte regjistroi paraqitjen e parë televizive prejse u rikthye në krye të këtij dikasteri.

Mes shumë çështjesh, ai komentoi edhe marrëdhëniet me Kurtin, duke thënë se të njëjtat janë të shkëlqyera.

Veç kësaj, ai shtoi se formimi i komisionit të Shëndetësisë, “shef” i të cilit momentalisht është vet Kurti, ka qenë ide e mirë.

“Marrëdhënia ime me Kurtin është marrëdhënie e ministrit me kryeministrin, anëtarit të kryesisë me kreun e LVV-së, është një marrëdhënie e shkëlqyeshme. Ka qenë veprim i mirë (formimi i Komisionit), për disa arsye. Kemi thënë nga fillimi që shëndetësia do të jetë prioritet i kësaj qeveria. Ku ka më mirë se sa të përfshihet vetë kryeministri në angazhim në këtë sferë”, tha ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat