Analisti citon famëkeqin e ish- UDB, jep akuza të forta: Bashkëpunonin me UDB-në, sot janë nëpër institucionet vendimmarrëse

Aktuale

Analisti citon famëkeqin e ish- UDB, jep akuza të forta: Bashkëpunonin me UDB-në, sot janë nëpër institucionet vendimmarrëse

Nga: N.E. Më: 26 janar 2023 Në ora: 23:09
Analisti Lirim Gashi

Analisti Lirim Gashi, ka cituar një nga udhëheqësit më famëkeq të ish- UDB-së federale, i cili ka thënë se “I vramë dhe likuiduam shqiptarët në mënyrat më sekrete dhe misterioze të mundshme, pas shpine, me helme, snajpera dhe bomba me sahat. Në këtë mënyrë nuk lamë asnjëherë gjurmë, ndaj në njoftimet e mëvonshme, pa na lëvizur syri deklaruam se e vranë njëri-tjetrin”.

Sipas Gashit, kjo strategji është ndryshuar nga Millosheviqi, i cili para lufte e filloi një zullum të hapur, e gjatë luftës dërgoi në front njerëz të çmendur që masakruan hapur shqiptarët.

Ai shprehet se gabimi më fata ka qenë masakrimi i familjes Jashari.

“Bozhidar Spasiq, një nga udhëheqësit më famëkeq të ish-UDB-së federale, thotë:

I vramë dhe likuiduam shqiptarët në mënyrat më sekrete dhe misterioze të mundshme, pas shpine, me helme, snajpera dhe bomba me sahat.

Në këtë mënyrë nuk lamë asnjëherë gjurmë, ndaj në njoftimet e mëvonshme, pa na lëvizur syri deklaruam se e vranë njëri-tjetrin.

Fatkeqësisht, kjo strategji efektive u ndryshua nga Millosheviqi, i cili para lufte e filloi një zullum të hapur e gjatë luftës dërgoi në front njerëz të çmendur që masakruan hapur shqiptarët.

Mirëpo, gabimin më fatal e bëmë kur masakruam familjen Jashari në mes të ditës para opinionit vendor dhe ndërkombëtar. Pra, ndryshimin e strategjisë së spastrimit etnik të shqiptarëve e paguam me humbjen e Kosovës”, ka shkruar Gashi.

Sipas tij, shqiptarët bashkëpunuan me UDB-në federale, republikane dhe krahinore, madje edhe me shërbimet përkatëse të kundërzbulimit, më shumë se çdo popull tjetër i ish-Jugosllavisë.

Ndërsa, sot punojnë në të gjitha institucionet vendimmarrëse dhe i minojnë vazhdimisht themelet e të ashtuquajturit shtet të tyre.

“Shqiptarët bashkëpunuan me UDB-në federale, republikane dhe krahinore, madje edhe me shërbimet përkatëse të kundërzbulimit, më shumë se çdo popull tjetër i ish-Jugosllavisë.

Ata ishin të gatshëm për të bashkëpunuar për një punë si mësues apo si roje pylli dhe kjo na shtyu që ne të humbnim respektin për ta, sepse e kuptuam që besa e tyre me të cilën krekoseshin ditë e natë doli të ishte pabesi.

Shumë prej tyre i aktivizuam pas lufte duke i shantazhuar me publikim të hapur të biografisë se tyre.

Ata sot punojnë në të gjitha institucionet vendimmarrëse dhe i minojnë vazhdimisht themelet e të ashtuquajturit shtet të tyre.

Por fakti që ata i shërbejnë akoma Serbisë nuk është meritë e UDB-es serbe por asaj ish Jugosllave që përdori metoda shumë më të sofistikuara për t'i bërë bashkëpunëtorë të dobishëm”, ka vazhduar Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat