Biznesmeni ndali ndihmën në 'Worl Food Program', derisa të futet aty Kosova

Aktuale

Biznesmeni ndali ndihmën në 'Worl Food Program', derisa të futet aty Kosova

Më: 26 janar 2023 Në ora: 23:20
Burim Piraj

Biznesmeni Burim Piraj ka treguar se ka qenë donator në World Food Program, por e keqja mbetet se ende nuk figuron aty shteti i Kosovës, prandaj edhe e ka ndalur ndihmën.

Lajmin Piraj e ka bërë përmes një postimi në Facebook.

"Kam qenë donator i World Food Program! 

Në ndërkohë pas shumë muajve kur dëshirova të shtoj aktivitetin e kuptoj se vendi ynë Republika e Kosovës nuk figuron në listën e shteteve pranë WFP!

Edhe pse duhet të ndërpres ushqimin e disa fëmijëve në botë sidomos në Afrikë, më është dashur të marr vendim për anulimin e donacioneve deri në atë moment kur Republika e Kosovës të figuron në listën e shteteve të WFP edhe pse kontibuti im nuk ka qenë aq shumë domethënës por prapëseprapë ka qenë donacion.

Paqja qoftë mbi ju!", ka shkruar ai në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat