Vonesat para gazetarëve, Nagavci: Qeveria ka obligime

Aktuale

Vonesat para gazetarëve, Nagavci: Qeveria ka obligime

Më: 27 janar 2023 Në ora: 00:36
Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci i ka dalë në mbrojtje kolegut të saj nga ekzekutivi, Hekuran Murati, lidhur me vonesën e tij para gazetarëve, gjë që detyroi këta të fundit ta braktisin konferencën.

Sipas Nagavcit, qeveria ka mbajtur edhe një tjetër mbledhje me dyer të mbyllura, ndërsa pohoi se zëdhënësi i informoi gazetarët për vonesën.

Gjithashtu, e parja e arsimit në vend shtoi se është e rëndësishme të bashkëpunojnë, në mënyrë që informatat të përcillen te qytetarët.

“Mendoj që është e rëndësishme që të kemi bashkëpunim, është e rëndësishme që informatat tona të përcjellën tek qytetarët dhe po ashtu është e rëndësishme për mediat që të marrin informata dhe të i transmetojnë.

Si tek rasti i Qeverisë, pas përfundimit të mbledhjes vazhduam mbledhjen edhe pak me dyer të mbyllura, por për këtë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i njoftoj mediat dhe ju kërkoj falje dhe mirëkuptim dhe ju dha garanci që nuk do të përsëritet një gjë e tillë sepse vonesa jonë nuk ishte për shkak të neglizhencës por vazhdimit të bisedave.

Ju e keni parasysh se Qeveria ka detyra e obligime, në rastin konkret ne nuk i neglizhuam por vazhduam mbledhjen”, ka thënë Nagavaci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat