Trupi gjykues vjen me një deklaratë të radhës për Thaçin dhe të tjerët e akuzuar!

Aktuale

Trupi gjykues vjen me një deklaratë të radhës për Thaçin dhe të tjerët e akuzuar!

Më: 27 janar 2023 Në ora: 10:22
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Trupi gjykues në çështjen kundër ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka lëshuar urdhër mbi zhvillimin e gjykimit ku ndër të tjera ka theksuar se seancat private duhet të kërkohen vetëm kur është shumë e domosdoshme.

Angela Griep, shefe e informimit dhe Komunikimit Publik në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka deklaruar se turpi gjykues pasi ka shqyrtuar parashtrimet e palëve, ka lëshuar urdhër mbi zhvillimin e gjykimit që trajton sjellën në sallën e gjyqit gjatë gjykimit, procesin e nxjerrjes së materialeve, paraqitjen dhe pranimin e provave, kalendarin dhe pyetjet e dëshmitarëve nga palët.

Në Urdhër, Trupi Gjykues rikujton palët të respektojnë karakterin publik të procesit dhe thekson se seancat private duhet të kërkohen veç kur është rreptësisht e domosdoshme. Palëve u kërkohet të dorëzojnë të gjitha parashtrimet me shkrim si dokumente publike dhe t’i kufizojnë aspektet konfidenciale sa më shumë të jetë e mundur”, ka thënë Griep përmes platformës Zoom.

Ndërsa lidhur me autenticitetin dhe pranueshmërinë së provave, ajo ka thënë se turpi gjykues inkurajon palët t’i caktojnë vetës një standard të lartë kur vlerësojnë provat që synojnë të përdorin gjatë gjykimit.

“Sa i takon autenticitetit dhe pranueshmërisë së provave, Trupi Gjykues thekson se është përgjegjësi e palëve të japin informacion lidhur me origjinën e provave materiale si dhe hapat që kanë ndërmarrë për verifikimin e informacionit. Pra, Trupi Gjykues inkurajon palët t’i caktojnë vetes një standard të lartë kur të vlerësojnë provat që synojnë të përdorin gjatë gjykimit”, ka shtuat ajo në informimin e rregullt javor.

Trupi gjykues mund të bëjë ndryshime në të ardhmen kur është e nevojshme, ka bërë të ditur Griep.

Gjyqi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit pritet të fillojë më 1 mars të këtij viti.

Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ku pretendon se të akuzuarit kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë e Semetishtë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat