62 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit

Aktuale

62 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit

Më: 27 janar 2023 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë Themelore janë ngritur 62 aktakuza kundër 72 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatëmbëdhjetë persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar njëmbëdhjetë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj pesëmbëdhjetë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Sipas raportit të Prokurorisë së Shtetit, tetë prej aktakuzave janë për dhunë në familje.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtë aktakuza kundër gjashtë personave për veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa, Prokuroria Themelore e Ferizajit dhe ajo e Pejës, kanë ngritur nga një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Dhuna në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat