Profesori universitar Milazim Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me formimin e “Zajednicës”.
Ai ka një kohë që viziton një gur e i cili gjendet në komunën e Shtërpcës e që sipas tij ka shpresa që kryeminsitri Kurti nuk e pranon “Zajednicës”, pasi këtë gur më nuk mund ta pranoj, përcjell “Bota sot”.
“E sigurt është se edhe kur të formohet “Zajednica”, Kurti ka me brohoritë plot dinjitet: "Poshtë Zajednica”, u shpreh më tej profesori.
Postimi i plotë
Nëse formohet “Zajednica’, qyky guri futet brenda saj, sepse është në komunën e Shtërpcës. Por, kam shpresë se kryeministri Kurti nuk dorëzohet. Bile edhe nëse ia formojnë “Zajednicën” me zor, ai ka me thënë se nuk pajtohet. E pakta ka me thënë se ai nuk përzihet në punët e veta. E sigurt është se edhe kur të formohet “Zajednica”, Kurti ka me brohoritë plot dinjitet: "Poshtë Zajednica!”
