Vitia shpalos nga prioritetet dhe planet për përmirësimin e shëndetësisë

Aktuale

Vitia shpalos nga prioritetet dhe planet për përmirësimin e shëndetësisë

Më: 30 janar 2023 Në ora: 14:13
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka pritur në takim ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen.

Gjatë këtij takimi, ministri Vitia e njoftoi ambasadorin Nissinen lidhur me objektivat dhe reformat të cilat planifikohen të bëhen në sistemin shëndetësor.

Ai e informoi ambasadorin e Finlandës për prioritetet dhe planet e Qeverisë së Kosovës për ta përmirësuar shëndetësinë në të gjitha nivelet, duke filluar nga përmirësimi i kushteve të punës për profesionistët shëndetësor, projektligjet si dhe projektet kapitale.

Nga ana tjetër Ambasadori Nissinen falënderoi Ministrin Vitia për bashkëpunimin e ofruar dhe shprehi gatishmërinë që raportet mes Kosovës dhe Finlandës të thellohen më tej, duke shfrytëzuar mundësitë e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë midis të dyja vendeve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat